Me rastin e javës së parë të festës së Pashkëve, Ansambli SHQIPONJA nga Malësia e Madhe/Tuz, organizoi koncertë me pjesë klasike dhe ethno muzikore.
Koncerti u mbajtë me 03.04.2016. në QKI “MALESIA” ne Tuz, Malësi e Madhe.
Ishin të ftuar studentë nga Akademia e Arteve – Dega e Muzikës nga Shkodra dhe Tirana. Morën pjesë edhe talentë të rinjë nga Malësia e Madhe nga të dy anët e kufirit, të cilët edhe janë anëtarë të Ansamblit. Zëri i talentëve të rinjë i mrrekullueshëm e ndezi publikun në QKI “MALESIA” në Tuz.
U interpretuanë këngë folklorike dhe moderne, valle, recitale dhe melodi orkestrale ethno.
Koncertin e hapi këngëtarja e talentuarë nga Shkodra, Silva Palushani me këngën “Ave Maria”, pastaj talentja e re e Malësisë, Berta Berishaj interpretojë këngën në gjuhën angleze: “Scarborough Fair”. Supertalentja Gjystina Bojaj interpretojë këngën “Me Ty”. U interpretuanë edhe melodi klasike nga vëllezërit Merald dhe Suel Shtalbi, dhe Daniel Prendi nga Shkodra. Sopranoja e talentuar nga Akademia e Arteve – Tiranë, Zamira Elezi se bashku me basistin nga Akademia e Arteve – Shkoder, Jozef Palushani interpretuanë këngën “Kur perëndon dielli”. Pastaj këngëtarja e re nga Shkreli, Rovena Grishaj interpretojë këngën “Cka ka zogu”. E talentuara Donika Berishaj interpretojë këngën në gjuhën franceze: “Je veux-Zaz”. Programi vazhdojë me supertalenten Gjystina Bojaj e cila interpretojë këngën në gjuhën angleze: “Pitch perfect cup song” nën përcjelljen e ritmit me gotë dhe shuplaka. Poezia nga i madhi At Gjergj Fishta me titullë “Shqypnia”, recituanë Nikolina Bojaj, Aleksander Bojaj, Dijana Lekocaj dhe Augustin Berishaj. Programi vazhdojë me nji talente tjetër të Ansamblit, Sandra Kalaj e cila interpretojë këngën në gjuhën angleze: “Someone Like You”, të këngëtarës me famë botërore Adele. Surpriza e mbrëmjes ishte melodia e serialit të famshëm botërorë “Game of Thrones” nën përcjelljen e vokalit të mrrekullueshëm të Gjystinës Bojaj. Koncerti u mbyllë me “Vallën e Flamurit” dhe me këngën “Kuq e Zi” e kënduar nga supertalentja e re e Malësisë, 15 vjecarja Gjystina Bojaj.
Ansambli SHQIPONJA është ka pregatitet për shfaqjen e ardhëshme, për muajin Maj, për në Festivalin Botërorë të Folkloritë në Bullgari.
Udhëheqës artistikë dhe drejtorë i Ansamblit SHQIPONJA – Agron Pllumaj, studentë në Akademinë e Arteve – Dega e Muzikës – Shkodër.
Ansambli Shqiponja