Marin Mema “dridhi” Maqedoninë me ”Shkupi, një histori Ilire” (Video)

Marin-Mema-780x439Gazetari i Top Channel dhe autori i emisioneve “Shqipëria tjetër”, ka tronditur Maqedoninë me emisionin e tij të radhës: ”Shkupi, një histori Ilire”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në emision e tij Mema tregon se si ndahet Shkupi, sipas përkatësisë etnike dhe sipas investimeve, në pjesën shqiptare dhe në pjesë maqedonase.

Investimi dhe falsifikimi i historisë e bën dallimin në mes Shkupit shqiptar dhe Shkupit maqedonas.

”Shkupi, një histori Ilire” nxjerr disa sekuenca nga emisioni të filmuara me kamerë amatore, ku Mema dhe ekipi i tij kontrollohen nga Policia dhe nga njësiti special “Alfa” ku bën pjesë edhe një shqiptar i cili një herë i thotë se është kontroll rutinor policie dhe pastaj i marrin në stacionin policor në qendër.

Më herët, Mema për Telegrafi Maqedoni ka thënë se “ka shumë të vërteta që ky emision do të zbulojë”.

“Janë të vërteta ulëritëse që janë mbuluar me harresë. Çfarë fsheh Shkupi i vërtetë? Çfarë fshihet nën kala, nën monumente, në të gjitha objektet arkeologjike. Kë frikësoi dhe shqetësoi kaq shumë ky dokumentar derisa grupi i Top Channel u ndalua për disa orë në komisariatin e Shkupit? ‎Si kontrrolli ‘rutinë’ u transformua në një ndalim disa orësh. Çfarë ndodhi në të vërtetë? Gjithçka do ta tregojë dokumentari i së shtunës në ora 20 e 10. Shkupi, një histori Ilire” u shpreh Mema. /Telegrafi/