Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, sot, më 22 prill 2016, në QKI “Malësia”, u mbajt ligjëratë me temën “Thesari kulturor dhe bukuritë në kanjonin e lumit Cem”.
Për këtë temë në emër të organizatorit foli Shtjefën Ujkaj, i cili përshkroi rëndësinë e kësaj dite dhe rëndësinë e bukurive natyrore të lumit Cem në përgjithësi.
Poashtu të pranishmit i përshëndetën edhe profesori i Gjeografisë Nikollë Dukaj, Dr.Prof. Zllatko Bulliq, Drejtor i Institutit për Mbrojtjen e Natyrës si dhe Ismeta Gjoka, këshilltare e bujqësisë pranë Ku të Tuzit.
Pas përfundimit të ligjëratave Ujkaj shpërndau falas foto album në CD me pamje të Lumit Cem.
Ndërkaq, data 22 prill shënon Ditën ndërkombëtare të Tokës, e cila ndryshe konsiderohet si dita e apelit ndaj problemeve që lidhen me degradimin e tokës, braktisjen dhe keqpërdorimin e saj. /MALESIA.ORG/