Njoftim: “Thesari kulturor dhe bukuritë në kanjonin e lumit Cem”

lumi cemiMe rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, QKI “Malësia” – Tuz dhe Shtjefën Ujkaj, organizojnë ligjëratë me temën “Thesari kulturor dhe bukuritë në kanjonin e lumit Cem”.

Aktiviteti zhvillohet në QKI Malësia në Tuz, të premten, më 22 prill, në pra 11:00.

Ligjërues do të jenë Nikollë Dukaj, profesor i gjeografisë, Zllatko Buliq dhe Shtjefën Ujkaj.

Pas përfundimit të ligjëratave do të shpërndahet fotoalbumi i pamjeve të Lumit Cem në CD.