KB Prishtina për herë të dytë kampione e Ligës Ballkanike në basketboll

kb prishtinaSigal Prishtina është superfuqi e Ballkanit. Skuadra kosovare e ka fituar titullin e kampionit në Ligën Ballkanike për herë të dytë radhazi.

Bardhekaltrit e mundën në finale Mornarin e Tivarit, pasi u treguan më të suksesshëm në duelin e dyfishtë.

Prishtinasit, edhe pse e humbën ndeshjen e dytë finale sonte, 75:68, festuan në fund pasi kishin fituar në kryeqytet javën e kaluar në ndeshjen e parë finale me 14 pikë epërsi, të cilat iu mjaftuan në fund.

Për basketbollin kosovar, ky është një sukses i jashtëzakonshëm./Zëri/