QKI Malësia dhe SHPS Trofta organizojnë Foto-Konkurs dhe Tur me Biçikleta

Q.K.I ”MALËSIA” TUZ dhe SH.P.S ”TROFTA” TUZ Shpallin FOTO KONKURS

Duke pas parasysh se këtë vit Lumi Cem shpallet Monument i natyrës tema e konkursit është:

CEMI NË FOKUS

Pjesëmarrësit në konkurs të kenë parasysh bukuritë natyrore të lumit Cem dhe kanjonit të tij, detajet e njohura, veçoritë që karakterizojnë këtë perlë të natyrës.

KONKURSI ËSHTË I HAPUR PREJ 25.04 deri 20.05.2016.

Autorët, fotografit mund ti dërgojnë në formë digjitale, në CD, në formatin JPG në adresën QKI „MALËSIA“, TUZ pn-81206, me dedikim për FOTO KONKURSIN ose në e-mail: troftakonkurs@hotmail.com. Krahas fotografive autorët duhet shënuar emrin dhe mbiemrin, adresën dhe numrin e telefonit. Çdo fotografi është e preferuar që të emërtohet. Autorët mund të kenë më së shumti 10 (dhjetë) fotografi.

Juria përzgjedh 30 fotografitë të cilat do të ekspozohen me 1 qershor për nder të Ditës botërore të mbrojtjes së mjedisit jetësorë në QKI „ Malësia“ në Tuz, kurse 3 (tre) më të mirat do të shpërblehen. Çdo fotografi e arritur mbetet në fondin e QKI „MALËSIA“ me të drejt të përdorimit. Për të gjitha informacionet mund të kontaktoni në numrin e tel. 069 155 137 ose 020 875 143

Në kuadër të këtij aktiviteti, të shtunen më 14.maj 2016. organizohet ekspeditë sportivo-kulturore TUR ME BIÇIKLETA dhe ky rast përveç tjerash do të shfrytëzohet për edhe fotografime. Nisja është në ora 10 nga Ura e Cemit në Dinoshë deri në Cem të Trijeshit, kurse në ora 12 në Tërgajë do të mbahet ligjërata CEMI PËRMËNDORE NATYRE nga zyrtarët e komunës së Tuzit.

Foto Konkurs Cemi -Tur me Bicikleta