Hapet ne Vuthaj Muzeu Etnografik

muzeu etnografik vuthaj 2Nga Esad Gjonbalaj

Në Vuthaj hapet Muzeu Etnografik në të cilin përfshihen eksponate  të vjetra tradicionale karakteristike e fshatit Vuthaj dhe e trevës tonë Plavë Gucisë.

Dëshira e madhe për të ruajtur  nga zhdukja e vlerave të mirëfillta autoktone bëri të veten  që bashkëvendësin ynë  Ramok Çelaj të  hap Muzeu Etnografik për her të par në Vuthaj në një nga anekset e kullës qindravjeçare të kësaj familje.

Është kjo  një hapësirë  i posaçëm ku do të ruhen dhe ekspozohen për vizitoret ky thesar i çmuar dhe me vlerë i vendlindjes tonë .

Dashuria e madhe e Ramok Çelajt bëri të veten që kjo pasuri  kombëtare, tani e tutje mos të mbes në mëshirën e fatit por të jetë e ruajtur dhe e mirëmbajtur nga një adhurues i flaket i etnografisë  siç është fisniku vuthjan Ramok Çela.

Ramok e përgëzojmë për këtë nisme, ndërkaq ju të dashur vizitor dhe adhurues të etnografisë ju sugjerojmë qe sa her qe jeni ne Vuthaj, jeni te mirëseardhur në Muzeu Etnografik.

muzeu etnografik vuthaj 1 muzeu etnografik vuthaj 2 muzeu etnografik vuthaj 3