Shoqata e vëllazërisë Kosovë – Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” në bashkëpunim me Shoqatën atdhetare “Dukagjini” nga Shkodra në kuader të aktivitetit Zëri i vëllazërisë, edhe këtë vit si vite më radhë, do të organizojnë program kulturo-artistik.
Pjesë e aktivitetit do të jenë: Ansambli eblemik “Rugova”, Shoqata “Dedë Gjo Luli”, Ansambli “Shqiponja” si dhe do të ju argëtojnë këngëtarët Jasmin Nikaj,Ismet Demaj, Besim Zabeli, Kolë Hasani, Kristian Zalli, Zef Marku, Pëllumb Vrinca si dhe humorisiti Fadil Grabovci dhe Shpejtim Jasharaj.
Koncerti mbahet në QKI “Malësia” në Tuz më 28.04.2016 në ora 20.
Programin e shoqeron Ekspozita e fotografive të punimeve të mjeshtrit të gurit Minter Dreshaj nga Dukagjini, e cila hapet në ora 19.
Ejani të festojmë sëbashku.
Ju mirëpresim!
Hyrja gratis