Ku shkuan 1 milion e 130 mijë euro të planifikuara për ndërtimin e varrezave publike në Malësi!?

varrezatKomuna urbane e Tuzit në planet financiare vjetore nga viti 2006 e deri me sot ka ndarë 1 milion e 130 mijë euro për ndërtimin e varrezave publike në Malësi. Ndërkaq për realizimin e këtij projekti nuk është bërë asgjë, dhe ka mbetur vetëm në letër.

Me planin financiar të vitit 2009, sipas të dhënave të publikuara nga Këshilli lokal i SNP-së, Komuna Urbane e Tuzit për ndërtimin e varrezave publike kishte planifikuar 650.000 euro. Në vitin 2010 për këtë projekt kishte ndarë 250.000, ndërsa në vitin 2011 – 150.000 euro. Me planin financiar në vitin 2014 për ndërtimin e varrezave publike ishin planifikuar 80.000, duke e bërë një shumë totale prej 1.300.000 euro të cilat duket se kanë shkuar në rrugë pa kthim.

Ndërtimi i varrezave publike në Malësi është një ndër projektet e premtuara gjatë çdo fushate zgjedhore të DPS-së së Milo Djukanovic-it, i cili ka mbetur i parealizuar. /MALESIA.ORG/