Komisioni Evropian sot ka propozuar në Këshillin e bashkimit Europian dhe Parlamentin Europian heqjen e vizave për popullin e Kosovës, duke e transferuar Kosovën në listën pa viza për të hyrë në zonën Shengen.
Propozimi është paraqitur së bashku me vlerësim pozitiv i Komisionit të cilët kanë konfirmuar se Kosova ka përmbushur kërkesat e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave të saj.
Komisioneri për Migracion, Punët e Brendshme, Dimitris Avramopoulos ka thënë sot se ka ndjekur me angazhim propozimin për heqjen e vizave për popullin e Kosovës me pasaporta biometrike.
“Ky është rezultat i punës së madhe dhe përpjekjeve të suksesshme të autoriteteve të Kosovës arritjen e reformave të vështira në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme dhe më gjerë, duke ndikuar në fusha të tilla si sundimi i ligjit dhe reforma në drejtësi. Unë e di se sa e rëndësishme udhëtimi pa viza për popullin e Kosovës dhe jam shumë i kënaqur me progresin e arritur. Shpresoj se Parlamenti Evropian dhe Këshilli do të miratojë propozimin tonë shumë shpejt.”, ka thënë Avramopoulos. /GazetaExpress/