Alternativa Shqiptare hapi degën e vet në Plavë

alternativa-shqiptare1Njoftojmë opinionin e gjerë që subjekti parlamentar Alternativa Shqiptare, nga data 10.05.2016 ka zyrtarizuat hapjen e degës së vet në Komunën e Plavës. Kjo ndodhi si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet drejtuesve të Iniciativës Qytetare nga Plava të drejtuar nga z.Ibër Hoti dhe deputeti tonë, z. Nik Gjeloshaj.

Ne si subjekt, vlerësojmë maksimalisht angazhimin e z.Hoti, si një profesionist i fushës së politikës me përvojë të gjatë në subjekte nacionale në trevat e Republikës së Kosovës dhe më gjerë. Këtë e dëshmoj edhe me angazhimin e tij në vendlindje në grupin qytetarë Iniciativa Qytetare në Komunën e Plavës. Z.Hoti është i vetmi këshilltarë nga subjektet nacionale në këtë komunë, që në të ardhmën do të përfaqësojë Alternativën Shpitare, si kryetarë i degës për Plavën dhe anëtarë i kryesisë së Alternativës Shqiptare.

Për faktet e lartpërmendura e shumë fakte tjera të njohura për opinionin e gjerë, Kryesia e Alternativës Shqiptare, në mbledhjen e mbajtur ditën e martë, më: 10.05.2016, solli Vëndim që të zyrtarizojë hapjen e degës së saj për Komunën e Plavës.

Poashtu njoftojmë opinionin e gjerë që shumë shpejt do të hapim edhe zyrën e vet, ku edhe do të jetë i caktuar kordinatori i zyrës për rajonin e Plavës.

Ne jemi shumë të vetëdijshëm që subjektet nacionale në Mal të Zi, në masë të tepruar janë të shpërdarë në shumë grupacione, që si rezultat i saj kemi defaktorizimin tonë si komb. Për ne kjo është e papranueshme, prandaj edhe ky fakt e dëshmon që Alternativa Shqiptare përherë ka qenë e hapun për çfardo lloj bashkëpunimi që çon në unifikimin e faktorit shqiptarë në trojet etnike në Mal të Zi.

Jemi shumë të sigurtë që edhe me rezultate tjera konkrete në këtë dejtim do ta dëshmojmë një gjë të tillë, sepse jemi të bindur se pa reformimin, unifikimin apo bashkëpunimin e ngushtë të subjekteve tona nuk mund të kemi rezultate në të mirën e popullit tonë autokton në Mal të Zi.

Tuz, 11.05.2016

Me respek,

Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun e Alternativës Shqiptare.