Seanca e parlamentit të Malit të Zi me të cilën është dashtë të diskutohet për zgjedhjen e anëtarëve të ri të Qeverisë është ndërprerë për shkak të incidenteve brenda parlamentit.
Ishte sot një ditë “interesante” në parlamentin malazias, ku pasi mori fjalën Kryeministri Milo Djukanovic, deputetët e Frontit Demokratik brohoritën “Millo Hajn”, ndërsa edhe ky i fundit i quajti “budallenj”.
Më pas, përpak se nuk erdhi deri tek përleshja fizike në mes disa deputetëve të Frontit dhe Djukanovic-it.
Të dy anët ftonin njëri-tjetrin në konfrontim fizik, por u penguan nga kolegët. /MALESIA.ORG/