“Besa”, filmi kushtuar shqiptarëve që mbrojtën hebrenjtë, u shfaq në Queens – New York

Filmi BesaBeqir SINA – Queens NYC

QUEENS NYC : – Në kuadrin e përkujtimit të viktimave të Holokausit, filmi “The Promise” – “Besa”, kushtuar shqiptarëve, që mbrojtën hebrenjtë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka risjellë në vëmendje faktin se Shqipëria, është ndër vendet e vetme, që ku hebrejtë nuk u diskriminuan, nuk u dorëzuan tek gjermanët, por ata u mbrojtën gjatë Luftës së Dytë Botërore, edhe më pas saj, mbas ardhjes së komunizmit.

“Në vitin 1934, Herman Bernstein, Ambasadori Amerikan në Shqipëri shkruante: “Nuk ka asnjë gjurmë diskriminimi të hebrenjve në Shqipëri, sepse Shqipëria, është një nga vendet e rralla në Europë, sot ku paragjykimi fetar dhe urrejtja nuk ekzistojnë, edhe pse vetë shqiptarët janë të ndarë në tre besime fetare.”

“Në nderim të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, ne do të ndajmë me ju historitë e shqiptarëve, të cilët shpëtuan hebrenjtë, duke dëshmuar mirësi njerëzore dhe traditën unike shqiptare,atë të Besës,” tha Gjovalin Nikçi, i cili ishte pjesë e organizmit të kësaj shfaqje në Zucco Theater, njërën nga studiot e “ Kaufman Astoria Studios” , në Queens – New York.

Ndërkohë, nata e mbrëmshme, ishte edhe udhëtimi i radhës, i shfaqjes së premirës së filmit “The Promise” – “Besa”, filmit kushtuar shqiptarëve, që mbrojtën hebrenjtë, gjatë Holokausit, i cili u shfaq në njërën prej kinemave më prestigjoze në SHBA, në qytetin e Queens – New York, mbas Tiranës, Brukselit, Parisit, Los Angelos, San Bernadino, Filadefias, Dallasit, Sakramentos, Jacksonville, Tampa, e të tjer.

Duke, mbritur kështu në qëndren e madhe të filmagrafisë Kaufman Astoria Studios & The Astor Room, e cila ishte organizatori kryesorë dhe paskuintave të kësaj shfaqje – shqiptaro amerikani Gjovalin Nikçi, i cili ishte dhe kordinatori i shfaqjes “The Promise” – “Besa”, në këtë “Pallat të Mbretërisë”, së kinematografisë Amerikane.

Nikçi, me thjeshtësinë e tij, tha se :”Shfaqja e mbrëmshme e premirës së filmit “The Promise” – “Besa”, filmi kushtuar shqiptarëve që mbrojtën hebrenjtë, gjatë Holokausit, në njërën prej kinemave më prestigjoze në SHBA, në qytetin e Queens – New York, u bë ngaqë dihet se industria e më e madhe e filmit, në SHBA, është e kontrolluar nga Hebrenjtë, dhe unë desha t’u tregoj, atyre duke shfrytëzuar këtë rast, se kush jemi ne Shqiptarët, dhe se çfarë kemi bër ne për mbrojtjen e Hebrenjëve, gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe me duket se ia kam arrit qellimit, tim, mbasi pas shfaqjes Presidenti i komapnise Hal Rosenbluth, ka qënë i habitur, dhe më faleminderojë”.

Në shfaqjen e kësaj premiere, morën pjesë edhe një grup vperimtarësh të dalluar të komunitetit shqiptarë, si : Sejdi dhe Shake Husenaj, Majlinda, dhe Arjan Myrtaj, Rick dhe Shpresa Elezi, Ben Çelaj, P. Vulaj, dhe disa shqiptaro amerikan të tjerë, nga Plavë e Gucia.

Në fillim të shfaqjes së këtij filmi, Presidenti i kompanisë Hal Rosenbluth , tha se çfarë rëndësie të madhe merr shfaqja e këtij filmi në studiot e “ Kaufman Astoria Studios” , e cila tha ai “ është një studio historike e filmit, e vendosura në pjesën qendrore të lagjes Astoria, e njësisë bashkiake të Queens në qytetin e New Yorkut.

Studio Kaufman, sqaroi ai, është ndërtuar fillimisht nga kompania e famshme Players-Lasky në vitin 1920 për të siguruar kompani me një strukturë të afërt me rrethin Broadway teatër. Ai ishte i njohur edhe si Astoria Studio dhe Paramount Studio.

Pas Paramount Pictures, të gjitha operacionet lëvizëse kaluan në një studio në Kaliforni në vitin 1932, Astoria, iu dorëzua prodecenteve të filmave të pavarur, filmat e të cilëve përmes Paramount ose kompani të tjera, hynë në industrinë e filmit Hollywood.

“Në vitin 1942, Pictorial Service United States Army & Signal Army Corps, mori studiot Astoria, për bërjen e trajnimit dhe të indoktrinimit të filmave të ushtrisë deri në vitin 1971, duke përfshirë, edhe kompaninë Big Picture, që u shfaq në televizionin amerikan si një seri e rrjetit televiziv kombëtar.

Më pas u shfaq filmi me regji të Rachel Goslins, dhe producent Johason Willimas, Besa: The Promise, i cili deri tani është fitues e 7 çmimeve nëpër festvalet e ndryshme, dhe një nga filmat më të shfaqur deri tani në SHBA, “Besa: The Promise”

Besa: The Promise, 90 minuta film

BESA: Premtimi tregon heroizmin e Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore përmes eksplorimeve të fotografive dhe dëshmive të njerezve të gjallë që e përjetuan luftën . Njëri prej tyre është edhe i mbijetuari i Holokaustit, Norman Gershman, një fotograf i njohur hebre-amerikan i vendosur për të dokumentuar ato çka ka parë tek shqiptart myslimanë të cilët kan shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit.

Duke e perqendruar në filimin e tij, ai kësaj rradhe na jep nëpërmjet rrëfimeve të disa personave mes tyre edhe një djali të një kleriku mysliman – një Hoxhe, ai është Rexhep Hoxha, një musliman – shqiptar. Rexhepi, thotë në tregimet e tij gjatë filmit, se simbas traditës shqiptare, që i ka lënë amanet baba, ai duhet të përmbushë premtimin e bërë në një familje hebreje. Mbasi babai i tij e shpëtoi atë gjatë Holokaustit, tani Rexhepi, me të birin e tij dhe ndihmën e Gershman, do të i kthehnte atyre një sërë librash hebrenj që ata kish lanë pas, në shtëpinë e Rexhep Hoxhës, dhe ai i kishte ruajtur me shumë kujdes, dhe mbajtur fshehur, në syndyk druri, gjatë regjjimit ateist të Enver Hoxhes, për më shumë se 45 vjet.

Dhe premtimi Rexhep Hoxhës, simbas filmit, duket se është më shumë se një fjalë – kjo është pjesë e kodit moral të Shqiptarëve Besa, mbasi si thotë ai besa është premëtimi të tyre – Një kod nderi, ky që, ndër të tjera, që premton, se të gjithë shqiptarët, të krishter, mysliman, ortodoks,e bektashllinjë, për të ofruar mbrojtje të sigurt të refugjatëve, hebrenjë gjatë Luftës së Dytë Botërore , dhanë Besën – Premtimin e tyre.

Duke, bërë kështu edhe aktin historik, të papërsërtshem për të marrë nën mbrojtje të gjithë refugjatët hebrenjë, në Shqipëri, dhe Kosovë, pavarësisht rrezikut për jetën e tyre dhe të familjeve të tyre, nga gjermanët në Luftën e Dytë Botërore.

Me Normanin si ndihmës, Rexhep Hoxha, vazhdonë një udhëtim në Bullgari dhe Izrael, duke çuar në vend porosinë e babait të tij tek famija e një të mbijetuari nga Holokasusti që kishte lindur në Bullgari dhe babi i tij ishte martuar po në Sofie.

Kërkimin e tyre, për të sjell një epifani, që është pjesë e kësaj familje hebreje – edhe pse ajo është e besimit të tij islam, gjatë dekadave të komunizmit, ai ka qenë si dhe fetë e tjera, i shtypur dhe dënohej me ligj, i karuajtur me kujdes dhe mbajtur mirë librat e familjes Hebraike.

Nëpër tregimet e Rexhepit dhe shokët të tij muslimanë, në filimin The Promise – Besa, e hebrenjë të mbijetur, nga shqiptarët, gjatë Luftës së Dytë Botërore, pra nëpërmjet rëfimeve të karaktereve të këtij filmi ( 20 kartaktere : Norman H. Gershman, Rexhep Hoxha,Orhan Frasheri,Myzafer & Luleta Kazazi,Jasa Altarac,Mehmet Frasheri, Rina Mandil Nahum, Hamid & Xhemal Veseli,Haxhi Reshat Bardhi Dedebaba,Mbreti i Shqiptarve, Leka I Zogu (passed away in November 2011).Edip Pilku, Johanna Neumann, Rashela Lazar, Vebhi Hoti, Verushe Babani,Yeoshua Baruchowic) shohim se si një komb i heronjve të përditshm, larg nga narrativa e Islamit të dhunshëm dhe anti-semitizmit që është portretizuar shpesh në media sot, ka bër aktin më madhor të moralit njerëzor, Besën shqiptare.

Dhe, përmes përvojave të Norman Gershman dhe parë nga një personi i cili vetë është njeri prej të mbijetuarve hebrenj, dëgjojmë histori mirënjohjeje për shpëtimtarët muslimanë, që kanë kaluar pa u dëgjuar për gati shtatëdhjetë vjet, nga rregjimi komunist i Enver Hoxhës, që zhduku gjithëçka nga tradita dhe feja e shqiptarërve.

“Më shumë se shtatë vjet në bërjen, e tij , tha producenti i këtij filmi, Besa: The Promise, në fund të shfaqjes Johanson Williams, : “Filmi paraqet një dramë të fuqishme njerëzore të përbërë nga një kthesë shkatërruese, në një mbrotje të pabesueshme sot . Kjo është një histori që tregon se se ura e lidhjes në breza dhe fe është bashkimi me etërit dhe bijtë e muslimanëve dhe hebrenjve.”