Parlamenti i M.Z. ka shkarkuar sot herët në mëngjes Ranko Krivokapic nga funksioni i kryetarit të Kuvendit dhe ka votuar “Qeverinë e besimit zgjedhor”

parl mzParlamenti i Malit të Zi ka miratuar mbrëmë vonë ligjin për zbatimin e marrëveshjes për krijimin e kushteve për zgjedhje të ndershme dhe të lira me të cilin sigurohet kontrolli i shfrytëzimit të resurseve shtetërore gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Për Lexs Specialis në tërësi kanë votuar 49 deputetë , 20 ishtin kundër, kurse 6 të përmbajtur. Është paraparë që individëve të cilët do të marrin vended dhe funksionet e caktuara në bazë të këtij ligji funksionet do tu poshojnë kur të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për deputet në Kuvendin e Malit të Zi.

Ranko Krivokapic është shkarkuar sot heret në mëngjes nga funksioni i kryetarit të Kuvendit. Për shkakrimin e tij kanë votuar 43 deputet , një ishte kundër kurse 18 fletëvotime ishin të pa vlefshme.

Është miratuar gjithashtu edhe Lex Specialis dhe janë zgjedhur anëtarët e qeverisë së re të besimit zgjedhor.

Nënkryetar i qeverisë është zgjedhë Petar Ivanovic. Ministër i bujqësisë është zgjedhur Milenko Popovic, i financave Rasko Konjevic, i punëve të brendshme Goran Danilovic, kurse minister për punë dhe çështje sociale Boris Maric.

Krivokapic më parë në fjalën përfundimtare ka vlerësuar se SDP gjithmonë ka qenë në anën e drejtë të historisë dhe për këtë arsye në fillim ka qenë në opozitë 8 vite me rrallë. /RTMZ/