Shtetet e Ballkanit duke përfshi edhe Malin e Zi janë ata që nëpërmjet agresionit na kanë okupuar troje shqiptare

Sytki NdrecajLidhur me skandalin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, në Fjalorin e të cilit shqiptarët pasqyrohen si imponues të gjuhës, kulturës dhe zakoneve, ka reaguar edhe Shoqata Patriotike “Malësia e Madhe-Nderi i Kombit”. Nga kjo shoqatë kërkojë homologëve malazezë që jo vetëm të heqin nga qarkullimi këtë fjalor por edhe të kërkojnë falje publike, duke i kujtuar se janë shtetet e Ballkanit duke përfshi edhe Malin e Zi ata që nëpërmjet agresionit na kanë okupuar troje shqiptare.

Lexoni deklaratën e plotë:

Këto ditë nepërmjet mediave është bërë i njohur i ashtëquajtur Fjalor i botuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Malit të Zi ku në mënyrë të paskrupullt i pasqyron shqiptarët agresorë, okupatorë dhe se kulutrën e gjuhën permes agresionit ua imponoka të tjerëve me qëllim për ti ” albanizuar “.

Ndaj që në herën e pare Shoqata Patriotike ” Malësia e Madhe-Nderi i Kombit ” i hellë poshtë me neveri këto shpifje të ndyra e cenuese, fyese e shoviniste ndaj popullit e Kombit Shqiptarë.

I bëjmë thirrje Institucioneve më të Larta Shqiptare si Presidencës, Parlamentit e Qeverisë të reagojnë menjëherë ndaj këtij akti denigrues dhe ti kërkojë homologëve Malazezë që jo vetëm të heqin nga qarkullimi këtë fjalor por edhe të kërkojnë falje publike për çfarë është bërë present. Nuk është hera e pare që qarqe të caktuara sllavo-malazeze kërkojnë të minojnë marëdhëniet e mira që ekzistojnë mes dy popujve e dy shteteve asaj shqiptare e malazeze.

Asnjëherë në historinë shqiptare, arbërore e ilire nuk kemi qënë agresorë ndaj popujve e kombeve të tjerë, faktet flasin se shtete të Ballkanit duke përfshi edhe Malin e Zi nepërmjet agresionit na kanë okupuar troje shqiptare.

Asnjëherë në historinë shqiptare, arbërore e ilire nuk u kemi imponuar kulturën e gjuhën tone ( ndonëse më e vjetra në europë ) popujve apo kombeve të tjerë, faktet flasin se shtete të Ballkanit duke përfshi edhe Malin e Zi ua kanë imponu shqiptarëve kulturen dhe gjuhen e huaj. Për këtë le të shikohet Rozhaja, Plavë-Gucia, Tivari, Malësia, Ulqini etj.

E megjithate ne shqiptarët kemi lënë pas të shkuaren duke u marrë me të ardhmen integruese euro-atlantike duke u kujtuar malazezëve se ishte vota e shqiptarëve vendimtare në Pavarsinë e Malit të Zi nga Serbia në 2006, ashtu siç jo më larg se dje ishim ne shqiptarët të parët që firmosëm Protokollin e Aderimit të Malit të Zi në NATO dhe nuk jemi të penduar. Por është pikërisht kjo resto e Akademisë së Shkencave e Arteve të Malit të Zi që na bëjnë të hedhim hapat e matur ” të zemërgjërësisë ” për të hedhur vështrimin e sigurt ndaj trojeve, popullit dhe kombit shqiptarë për rrugën e mëtejshëm në marëdhëniet me fqinjët.

Ndaj Shoqata Patriotike ” Malësia e Madhe-Nderi i Kombit ” i bën thirrje Qeverisë dhe Shtetit Malazez që të reagojnë ndaj këtij fenomeni regresiv dhe pa asnjë të ardhme në perspektiven euro-atlantike ku ajo deshiron të shkojë, ashtu siç i bëjmë edhe njëherë thirrje Qeverisë e Shtetit Shqiptarë të merrën më shumë me problemet që kalojnë trojet shqiptare jashtë kufirit shtetëror tonin e sidomos me ato të shqiptarëve nën Malin e Zi.

KRYETARI I SHOQATËS
SYTKI NDRECAJ