Ansambli “SHQIPONJA” nxënë vendin e parë në Festivalin Botërorë – World Cup Veliko Tarnovo

Shqiponjat bullgari 07Në festivalin botërorë që u mbajtë në Veliko Tarnovo në Bullgari, nga data 12 – 22 Maj 2016, Ansambli Shqiponja nga Malësia e Madhe/Tuzi në bashkëpunim me Ansamblin Trëndafilat e Shën Terezës nga Ulqini, arriti kulmin duke u shpallur fitues me tri medalje të Arta, me Kupën e Artë, si të nominuarit e festivalit botërorë dhe me 13 diploma e dhurata (të cilat do keni mundësi ti shifni ditën e premte në QKI MALËSIA në Tuz, duke filluar nga ora 20.00).

Nata e parë e paraqitjes sonë ishte me 10 pika burimore folklorike, të cilat ranë shumë shpejt në sy të jurisë profesionale, duke i mahnitur të gjithë. Artistat e ansamblit u kurorëzuan me medaljen e Artë të Ballkanika Folklor dhe më 4 diploma dhe unë si udhëheqës artitik më i mirë i mbrëmjes.

Nata e dytë ishte në nivel botërorë për folklor burimorë. Ansambli u paraqit me 14 pika folklorike të cilat i kisham ndërthurur në kohë rekord, që programin e 2 orëve pothuajse ta paraqes për 15 minuta dhe ja arrita qellimit, në fund u shpallem fitues të çmimit më të madh të folklorit burimorë në botë… Golden medal in the category ensembles for authentic folklor of Worl Cup of folklor, dhe 4 diploma një mbas tjetrës, dhe prap si udhëheqësi më i mirë i mbrëmjes.

Nata e fundit e festivalit ishte me pjesë të folklorit të stilizuar me pjesë ethno, ku vendin e parë në Euro Folk në atë kategori e nxuni Ansambli Shqiponja. Ansambli Shqiponja are conferred in the category Ensembles … Golden medal of folklore ” EURO FOLK 2016 ” së bashkut me 5 diploma dhe dhurata të ndryshme. 
Çmimin e parë në botë në folklor të stilizuar e nxuni Ansambli Shtetëror i Bullgarisë.

Falenderim i vecantë i takon atij që u mundua të bëj organizimin dhe udhëtimin dhe për përkrahjen maksimale që po e jep për ruatjen e trashigimisë tonë kulturore, Don Gabriel Garbanica.

Dhe në fund unë si drejtor dhe udhëheqës artistik i Ansamblit Shqiponja jam më se i lumtur për çmimet më të mëdhaja në jetën time, duke shpresuar se ky është vetëm fillimi i suskeseve tona.
Malesi e Madhe i gëzofsh të gjitha këto çmime.

Me respekt drejtori dhe udhëheqësi artistik i Ansamblit Shqiponja – Agron Pllumaj

Shqiponjat bullgari 06 Shqiponjat bullgari 07 Shqiponjat bullgari 08 Shqiponjat bullgari 09 Shqiponjat bullgari 010 Shqiponjat bullgari 011 Shqiponjat bullgari 012

Shqiponjat bullgari 03 Shqiponjat bullgari 04Shqiponjat bullgari 01 Shqiponjat bullgari 05