Nuri Seferi ka fituar duelin ndaj boksierit serb Dusan Krstin që në raundin e gjashtë.
‘Tysoni shqiptar’ kishte një përkrahje të madhe nga të pranishmit në Stadthalle Olten në Zvicër dhe kjo ishte një motiv i madh drejt fitores kundër boksierit serb.
Seferi fitoi pas raundit të gjashtë, ku pastaj shkroi në Facebook: “Këtij këtu, me çetnikun në gjoks, ia tregova shqipen e vërtetë”.
Vlen të theksohet se Dusan Krstin në gjoksin e tij ka tatuazh kriminelin e luftës Ratko Mladic-in, por kjo duket vetëm sa e bëri Seferin më të uritur për fitore.