Iniciativa qytetare – Lajmërim për nënat shqiptare

iniciativa-qytetare-tuzTë nderuara nëna Shqiptare, Ju që keni lindur tre apo më shumë fëmi,
Jemi në dijeni se këto ditë organet kompetente shtetrore janë duke refuzuar shumë kërkesa Tuaja, me arsyetime të ndryshme. Për disa duke Ju thënë se nuk i keni 15 vite pritje për punë në entin për inkuadrim (Biro); për disa të tjera se keni përmbi 67 vite jete e ka dhe raste që ju thuhet se nuk mund të dorëzoni dokumentacionin ngase i keni tejkaluar 67 vite jete.
Ne Ju themi, të nderuara nëna, të reja apo të vjetra, që keni lindur tre apo më shumë fëmi, pa marr parasysh se ata janë këtu apo në mërgim, të martuar apo të pamartuar, të gjallë apo jo, e që posedoni dokumentet se në minimum keni 15 vite pritje në entin për inkuadrim, aplikoni për të drejtën Tuaj ligjore.
Nëse dokumentat sju pranojnë në sportelet e tyre, ato dorëzoni me post – rekomande dhe ruani vertetimin e postës; nëse sju japin përgjigje në afatin dy mujor, ngritni padi për heshtjen e administratës e nëse Ju dërgojnë vendim negativ, bëni ankesën në afatin ligjor – mbrenda 15 ditëve nga dita e pranimit të vendimit.
Iniciativa qytetare ishte dhe mbeti i vetmi subjekt politik shqiptar që spranoi kurr të jetë pjesë e pushtetit për interesa personale. Interesi jonë ishte dhe mbeti – të drejtat e qytetarëve Shqiptar, pra dhe të drejtast Tuaja. Ne nuk na brengos sjellja e shtetit ndaj kërkesave tona por na shqetson sjellhja e shqiptarëve të punësuar nëpër institucionet shtetrore që janë të vetëdishëm se po shkelin normat ligjore në dëmin Tuaj, duke tentuar të kursejnë parat e shtetit e që në realitet janë Tuajat.

Ne, Ju ftojmë të gjithë Juve që mendoni se jeni të dëmtuara, me zbatimin jo adekuat të ligjit në procedurën e sigurimit të drejtave Tuaja ligjore, të kontaktoni anëtarët e Këshillit drejtuas të Iniciativës qytetare, juristat e diplomuar me përvojë shumëvjeçare nga lëmia e mirëqenjes sociale dhe punës, zotërit Vasel Sinishtaj dhe Robert Camaj, çdo ditë pune prej orës 17 – 19, në tel, cel numër 069 068 210 (Vaseli) dhe 069 500 426 (Roberti).
Ne Ju sigurojmë formularët gjegjës dhe ndihmen juridike.

Për Iniciativen qytetare
Shërbimi informativ