Kupa e “Shqiponjës“ që i bën nderë gjithë Kombit tonë… dhe dy anët e “medaljes“

Shqiponjat bullgari 07Njëra anë… i entuzjazmuar së tepërmi por njëherash edhe krenarë për çfarë kishin arritur Ansambli Artistik “ Shqiponja “ me qëndër në Tuz e ndjeva vehten të obliguar të isha pjesmarrës në aktivitetin që organizoj ky Ansambël me 27 Maj 2016 në hollin e QKI për të pasqyruar trofeun (Kupën e Artë) dhe diplomat e akorduar nga juria e festivalit Folklorik në Bullgari si dhe për ta shpërndarë gëzimin e fitorës me të gjithë malësorët e mbarë shqiptarët kudo që janë.

Nuk doja kurrsesi ta humbja këtë rast për të uruar së afërmi e ballë për ballë duke shtërnguar duart me gjithë vëllezërit e motrat, bijtë e bijat bashkëmalësore pjesmarrës të Ansamblit Artistik “ Shqiponja “ që i zbardhen faqen jo vetëm vehtës, familjarëve të tyre, e jo vetëm Tuzit e mbarë trevës së Malësisë së Madhe pa kufinj por edhe mbarë Kombit Shqiptarë.

Është unikal ky vlerësim por edhe ky shpirt gare i këtij Ansambli Artistik.
Ashtu siç tha edhe prezantuesja e këtij aktiviteti në fjalën e hapjes nuk ka qënë i lehtë jo vetëm fitimi i trofeut por edhe pjesmarrja në këtë festival mbarëbotërorë. Pasi shumë gjëra e bënin ndoshta të pamundur pjesmarrjen. Por me krenarinë e malësorit se edhe përballë vështirësive nuk stepemi, me zemrën bujare të familjarëve ( që nuk financonin vetëm fëmijët e tyre por një ansambël për të krenuar Malësinë e më gjërë ) me ndihmën e kontributin e një kleriku por që mendoj e veproi si atdhetar ( siç bënin atdhetarët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare ), me atdhedashurinë e zjarrtë që vlonte ndër deje të të gjithë të rinjve e të rejave të Malësisë pjesmarrës të ansamblit dhe me talentin e sprovuar jo vetëm këtë herë të drejtuesit e udhëheqësit artistik të Ansamblit “ Shqiponja “ Agron Pllumaj nuk kishte si të ndodhte ndryshe por…..“ të pamundurën e bënë të mundur “.

Tashmë Ansambli Artistik “ Shqiponja “ është fituese e Kupës së Artë të Festivalit Folklorik MbarëBotërorë të zhvilluar në Bullgari e jo vetëm kaq por edhe fitues i disa diplomave për numra të veçantë burimor dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe por edhe Agron Pllumaj është kurorëzuar me Medaljen e Artë nga juria e këtij festivali si Udhëheqësi më i mirë Artistik në 400 ansamble pjesmarrëse nga e gjithë bota.

Oh çfarë krenarie, oh çfarë vlere të japin këto djem e vajza malësore që të veshur me kostome popullore të trevës tonë ( me xhubleta e xhamadana ) dhe me eksponate të ndryshme që pasqyrojnë më së miri etno-kulturën dhe historinë e Malësisë së Madhe të duken sikur shikon Noren e Kelmendit e Ded Gjon Lulin e Traboinit, tek i ngjeshin armët si dikur Tringa e Grudës e Çun Mula i Hotit.

Thojnë se historia edhe mund të përsëritet e vërtet zani i Malësisë e mbarë Kombit Shqiptarë u degjua në Bullgari por jo me luftë por me paqe e plot dashuri për vendlindjen e të parëve teksa ky Ansambël Artistik që jo më kot e ka simbol “ Shqiponjën “ ngriti lart Kupën e Artë të Festivalit për ti dhënë jehonë e nder mbarë trojeve shqiptare.
E ne veçse duhet ti urojmë e ti vlerësojmë duke u thënë të paktën fjalën e thjeshtë shqipe FALEMINDERIT.
Gëzimi i fitorës së Kupës së Artë nuk kishte si të përfundonte vetëm tek QKI por ajo u shpërnda nepërmjet këngëve e valleve malësore e mbarë shqiptare në natën e bukur e plot yje në gjitha trojet shqiptare.

Pjesmarrja e OJQ “ Labeatët “ me Luigj Camaj e Anton Pllumaj si dhe e “ Marubit e Shtjefen Gjeçovit “ Malësorë e konkretisht e Shtjefen Ivezaj dhe e të kudondodhurit në evenimente të tilla e Besnik Gjonaj e gazetarit të nderuar malësorë Gëzim Vuçaj veçse ia hijeshuan pamjen këtij aktiviteti.

Por surprizat e kësaj nate të mrekullueshme nuk kishin të mbaruar teksa në ambjentet e një lokali ku ishim mbledhur për të festuar, këtij gëzimi iu bashkangjiten edhe drejtuesit e “ Tifozat Kuq e Zi “ në Tuz të cilët jo vetëm përshëndetën dhe uruan Ansamblin Artistik “ Shqiponja “ për fitimin e Kupës së Artë të Festivalit në Bullgari por edhe gjatë bashkëbisedimit me ta pata kënaqësinë tu deklaroj se është nder për mua që të jem pjesë e “ Tofozat Kuq e Zi “ të Tuzit. Këto djem të mrekullueshëm me Leonin në krye i shtuan entuziazmin kësaj darke që për mua do mbahet mend gjatë e patjetër do fiksohet në memoren time si “ Nata Vezulluese “ nga ku duhet të ndriçohemi të gjithë me enërgjinë e vitalitetin që shpërndan ajo anëmbanë Malësisë së Madhe dhe mbarë trojeve shqiptare.

…..Dhe ana tjetër e “ medaljes “.

Ndoshta nuk është vendi të bashkoj gëzimin e kësaj fitoreje të Kupës së Artë nga Ansambli Artistik “ Shqiponja “ me mospjesmarrjen në këtë festim e autoriteteve të kulturës e artit, të politikës e pushtetit lokal në Tuz të cilët veçse me bindje të plotë e them se “ e nderuan më tepër “ këtë Ansambël me mospjesmarrje në këtë aktivitet.
Atyre mund tu duket vehtja me “ përmasa më të mëdhaja “ se ky ansambël, mund tu duket vehtja “ koka të squta“ apo siç edhe kanë dëshirë që të tjerët ti thërrasin “ baballarë të kombit “ por ta dine se ato djem dhe vajza malësorë pjesmarrës të Ansamblit Artistik “ Shqiponja “ dhanë një shëmbull të paparë se ajo që nuk mund e nuk dojnë ta bëjnë këto “ baballarë të kombit “ e bënë ky Ansambël Artistik me fitimin e “ Kupës së Artë “ të Festivalit Folklorik Mbarëbotërorë në Bullgari.

E ndërsa “ baballarët e kombit “ lëpijnë “ ashtin “ që u servirin instisucionet lokale e qëndrore malazeze janë pikërisht këto djem e vajza të ansamblit që me fitimin e kupës së festivalit i japin vlerë mbarë trevës tone Malësi e Madhe e padyshim edhe mbarë Kombit Shqiptarë.

Por si çdo here nuk mund e nuk do qendrojë asnjëherë përkrah indiferencës edhe të Institucioneve qendrore në Shqipëri e sidomos atyre kulturore e arsimore të cilët e kanë bërë e po e bëjnë edhe kësaj here siç edhe herët e tjera “ njërin vesh të shurdhër e “ njërin sy qorr “ përballë këtij evenimenti që i kalon përmasat e një ansambli, të një treve e të një kombi siç duhet të ishte primovimi i kësaj “ Kupe të Artë “ por edhe i gjithë pjesmarrësve të Ansamblit Artistik “ Shqiponja “ edhe në qëndër të Tiranës.

Ndaj me moralin e lartë të një malësori, të një intelektuali, të një drejtuesi Shoqate Patriotike e të një pushtetari i bëj thirrje hapur Ministrisë së Kulturës ta kthejë vështrimin nga treva jonë Malësi e Madhe pasi kur është e nevojshme të promovojnë “ me krenari “ para institucioneve ndërkombëtare etno-kulturën shqiptare menjëherë përmendin “Xhubletën e Xhamadanin“, “ Eposin e Kreshnikëve “, “ Alpet Shqiptare e sidomos Bjeshkët e Nemuna “ të gjitha këto vlera të padiskutueshme të Malësisë por kur vjen puna për ti ngitur lart këto vlera nëpërmjet financimit dhe për ti dhënë vëmëndjen e duhur këtyre resurseve të mëdha etno-kulturore u mbarohen fondet e “ nuk kanë çtë japin “.
E megjithate unë ndihem krenar për atë çfarë ka arritur Ansambli Artistik “ Shqiponja “, ndihem krenarë për etnologun e fotografin e nderuar Shtjefen Ivezaj, ndihem kreanrë për “ Tifozat Kuq e Zi “ ashtu siç ndihem krenarë për gjitha ato Shoqata e OJQ të Malësisë që e mbajnë gjallë etno-kulturen, historinë, artin, sportin etj…..ashtu siç ndihem krenarë për mbarë trevën time Malësi e Madhe.

SYTKI NDRECAJ
Koplik, Malësi e Madhe