Perg. Ndue BACAJ
Ma daten 3 qershor (2016) në sallen moderne të Tv-Blue Sky , promovohet kënga-baladë kushtuar kantautor it malësor , artistit të madh e të merituar Sali Mani. Balada është realizuar nga këngëtarët e mirnjohur të trojeve shqiptare Ilir Shaqiri dhe Nikollë Nikprelaj në bashkëpunim me Tv-Blue Sky . Promovimi i këngës baladë kushtuar Sali Manit ishte konceptuar shumë më shumë se një promovim nga Tv-Blue Sky , shoqata kulturore-artistike “Sali Mani” dhe revista “Fjala” , ajo ishte një natë e “gjatë” In Memoriam per artistin e madh që ndonse nuk jeton më fizikisht , jeton vepra dhe kënga e tij e paharruar në perjetsi. Në ketë natë promovuese kishin ardhur dhjetra miq ,dashamires , shokë , ish bashkëpuntor , adhurues të kenges e vepres së Sali Manit ,kishin ardhur të aferm e familjar të tij , kishte ardhur nga SHBA bashkeshortija e tij Feti Mani , kishte ardhur nga Kosova ku jeton familjarisht djali i tij Artan Sali Mani – ish ushtar (vullnetar) i ushtrisë çlirimtare të Kosoves .
Në ketë natë promovuese perveç autorëve të kënges baladë Ilir Shaqiri dhe Nikollë Nikprelaj ,kishin ardhur nga Kosova kengëtarja e mirnjohur Mihrije Braha me bashkëshortin e saj kengëtarin Naim Abazi . Nata promovuese filloi me fjalet pershendetëse të moderators së njohur të Tv-Blue Sky znj. Adelajda Tukaj e cila prezentoi edhe “panelin” e kesaj nate promovuese , panel që perbehej nga njera anë kryesia e shoqates kulturore –artistike “Sali Mani” , që kryesohej nga drejtori i saj ,gazetari , poeti dhe botuesi i revistes “Fjala” z. Gëzim Vuçaj dhe nga ana tjeter paneli që perbëhej nga krijuesi dhe pronari i muzeut etnografik të Malesisë Shtjefen Ivezaj , kompozitori Zef Çobaj , profesori i folklorit Prekë Mrishaj , poeti Ramazan Çekaj etj. Të pranishmit fillimisht panë e degjuan kengën-baladë të interpertuar me mjeshtri nga kengëtaret Ilir Shaqiri dhe Nikollë Nikprelaj. Kjo baladë perveç zerit dhe fjaleve të mrekullueshme të autorëve sjellë edhe pamje të vlerave natyrore dhe civilizuese-ndertimore të historisë të autoktonisë të trojeve shqiptare , gjë që e benë baladen një hymn shpirtëror të amanetit të kantautorit , artistit dhe atdhetarit të madh Sali Mani. Pas Baladës u suallen mjaft kujtime e vlersime per Sali Manin dhe vepren e tij. Fillimisht fjalen e moren autoret e balades Ilir Shaqiri dhe Nikollë Nikprelaj të cilet folen per realizimin e balades dhe vepren frymzuese të artistit të madh Sali Mani. Gjithashtu folen edhe kengetarja Mihrije Braha me bashkeshortin e saj Naim Abazi. Per vepren e Sali Manit dhe vlerat e saj folen edhe regjizori Zef Çoba dhe prof. i folklorit Prekë Mrishaj. Ndersa per idenë dhe historinë e krijimit të shoqates kulturore-artistike me emrin e Sali Manit foli drejtori i saj Gëzim Vuçaj , N/drejtori dhe specialisti i njohur i folklorit Kadri Fikaj i cili kishte qenë ndër vite njeri nga bashkëpuntoret e Sali Manit. Në ketë natë promovuese fjalë të bukura tha edhe ish inspektorja e kultures per rrethin e Shkodres znj. Valdete Kraja , si dhe shoket e artisit kantautor , lahutarët Jonuz Delaj e Pretash Nilaj , kengëtari Skender Xhafa , kantautori Fran Kodra dhe kengëtari Ndue Shytani . Në ketë natë In Memorian per Sali Manin fola edhe unë autori i ketij reportazhi të vogel , si njohes i mirë i artistit dhe vepres së tij , dhe si autor i një portreti të mjaft të vlersuar , të publikuar në mediat e shkruara dhe online . Ndersa fjala më e bukur dhe më emocionuese ishte ajo e bashkëshortes të Sali Manit, Feti Manit e cila plot emocione solli mjaft kujtime nga bashkeshorti i saj si artist dhe si këngetar ,por solli edhe momente nga ditet dhe oret e fundit të bahkeshorit të saj që luftonte me sëmundjen dhe nuk i ligështohej vdekjes… Gjatë promovimit të balades fjalet e kujtimeve dhe vlersimeve per Sali Manin si artist , kantautor , poet ,rapsod , folklorist e mbi të gjitha si atdhetar , u alternuan me kengë live nga kengetaret e mirnjohur ; Ilir Shaqiri , Nikollë Nikprelaj , Mihrije Braha , Nimet Abazi , Fran Kodra , Ndue Shytani dhe lahutari Jonuz Delaj. Në fund të kesaj nate promovuese dhe In Memoriam per Sali Manin ,të drejtuar mrekullisht dhe me mjeshtri nga moderatorja e njohur e Tv-Blue Sky znj. Adelajda Tukaj , shoqata kulturore –artistike “Sali Mani” ndau çertifikata mirnjohje per realizuesit Balades kushtuar Sali Manit , z. Ilir Shaqiri ,Nikollë Nikprelaj , Gëzim Brahusha (pronar e drejtues i tv-Blue Sky) , Feti Manit –bashkeshortes të Sali Manit , si dhe nipit të artistit të ketij madh , z.Xhevdet Bajrakurti si mbeshtetes dhe sponsorizues i aktiviteteve të shoqates kulturore-artistike “Sali Mani” . Kjo natë promovuese e Balades dhe In memoriam kushtuar artistit dhe kanautorit të madh Sali Mani u transmetua Live nga Tv-Blue Sky..
Shkodër me 03 qershor 2016