Njoftim: SHQIPËRI vs Rumani, drejtpërsëdrejti në Tuz në parkun e QKI “Malësia”

tkz 19Tifozat Kuq e Zi , grupi nga Tuzi-Malësia, organizon ndjekjen e ndeshjes së Kombëtares tonë kundër Rumanisë, drejtpërsëdrejti në parkun e QKI “Malësia” në Tuz, të dielën më 19.06.2016.

Ashtu si në ndeshjen kundër Francës, përcjellja publike e ndeshjes do të zhvillohet në ambient të hapur, në ekranin e madh.

Grumbullimi fillon në ora 20:30.

Në rast të kushteve të dobëta atmosferike, ndeshja do të përcjellët në korridorin e madh të QKI “Malësia”.

Eja edhe ti, vishu Kuq e Zi! #Flamurin #fanellën #shallin