​Budva – Dënohen shtetasit shqiptar për shkak të Flamurit në makinë

Policia22-580x336230 euro dënim për tifozët që mbanin flamurin shqiptar në makinë

230 euro u ka kushtuar shtetasve shqiptar të cilët po ktheheshin nga Franca dhe në automjetin e tyre kishin të stampuar flamurin kombëtar.

Ngjarja e pa zakontë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Budvas. Sipas të përditshmes Vijesti, ka qenë ky vendimi i gjykatësit për vepra penale i cili e ka cilësuar si provokim ndaj turistëve flamurin e Shqipërisë të stampuar në automjetin e tyre.

Sipas kësaj të përditshme, këta shtetas të cilët gjatë udhëtimit për në vendlindje nga kampionati evropian që po mbahet në Francë, janë ndalur në Budva.

Dëshmitarët okular janë shprehur se në automjetin e tyre tip Golf, në pjesën e përparme të mjetit dhe në pjesën e bagazhit ka qenë i stampuar flamuri i Shqipërisë.  Dhe se gjatë kalimit nëpër Budva ata kanë kënduar dhe kanë shkaktuar zhurmë.

Pas njoftimit në policinë lokale të Budvas kjo e fundit ka ndaluar mjetin tip golf në të cilin ishin katër shtetas dhe kanë bërë shoqërimin e tyre për në Komisariatin e Budvas.

Dhe pas urdhrit të policisë shtetasit shqiptar kanë hequr flamurin e stampuar në automjet ndërsa pas vendimit të Gjykatësit dhe kryerjes së pagesës janë larguar për në Shqipëri.

Kanë kaluar Evropën me Flamur të stampuar, pa i penguar asnjë nga shtetet deri në Francë, përveç në Mal të Zi. A është kjo albanofobi!? /Express/MALESIA.ORG/