Policia e Podgoricës ka zbuluar të dielën në fshatin Milesh, afër Tuzit, një mjet shpërthyes, eksploziv me telekomandë.
Siç shkruajnë mediet në Podgoricë, policia ka vepruar në bazë të një paralajmërimi. Ata kanë bastisur një objekt ndihmës në Milesh, me ç’rast kanë zbuluar mjetin shpërthyes.
Burime nga policia njoftojnë se për momentin i vetmi i dyshuar është B.G. (32) nga po i njëjti fshat, i cili është arrestuar gjatë ditës së djeshme, dhe po mbahet në paraburgim.
Përkundër disa medieve të cilat këtë rast e kanë cilësuar si lidhje me tentime terroriste, nga policia nuk ka pasur asnjë sqarim që këtë rast mund ta lidhnin me terrorizmin.
Në qytete të ndryshme të Malit të Zi kohën e fundit ka pasur shpesh shpërthime me bomba, dhe ato kryesisht në mes të grupeve rivale të kontrabandës. /MALESIA.ORG/