Hapët zyra e KKSH-së në Tuz (video)

Tuz, Malësi (30.06.2016) – Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve ka hapur sot zyrën koordinuese në Tuz.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Kryetari i KKSH-së Genci Nimanbegu dhe sekretari Faik Nika.

Të pranishëm ishin edhe Ambasadori i Shqipërisë në Podgoricë Ernal Filo dhe sekretari i Ambasadës së Kosovës Blerim Xhemajli, Kryetari i Kuvendit të KU Tuz, Fadil Kajoshaj, Kryetari i Alternativës Shqiptare Gjergj Camaj dhe Kryetari i Degës së Malësisë i LDnëMZ-së Nikollë Camaj.

Të pranishëm ishin edhe anëtarët e KKSH-së Ismet Kallaba, Albert Camaj dhe Ivan Ivanaj.

Zyra qendrore e KKSH-së gjendet në Ulqin, ndërsa zyra në Tuz është zyra e dytë koordinuese pas asaj që u hapë vitin e kaluar në Plavë. 

Kryetari Nimanbegu tha se kjo zyre do të jenë në shërbim të shqiptarëve të zonës së Malësisë. /MALESIA.ORG/

Shiko videon për më shumë:

kksh

KKSH Tuz zyra