Lexues të portalit Malesia.org, për shkak të korrektësisë dhe transparencës së politikes redaktuese të Malesia.org (përndryshe shkrime të tilla anti-Shqiptare nuk do të publikonim), po e lëshojmë reagimin e Kapllan Buroviq ndaj shkrimit të autorit Anton K. Berishaj (Sado-mazohizmi i CANU) të botuar më 24.05.2016, në lidhje me “Fjalorin” e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi.
Shpresojmë se do të keni durim që këtë reagim ta lexoni deri në fund.
Me respekt: Redaksia e Portalit Malesia.org.
——————————————————————————————————-
Shkruan: Prof. Dr. Kapllan BUROVIQ, akademik
Në sajtin e diasporës shqiptare të Cërna Gorës MALESIA.org, me dt. 24.05.2016, akademiku, prof. dr. Anton K. Berishaj ka botuar artikullin e tij “Sado-mazohizmi i CANU-s”, ku më apostrofon edhe personalisht mua me shpifje e gënjeshtra, që të mos flasim edhe shpifjet e gënjestrat, qëndrimet e tija tejet antishkencore kundër institucionit kryesor shkencor të kombit tim, bile edhe kundër popullit e atdheut tim. Për këtë arsye i hyra punës për t’i dhënë këtë përgigje-demantim.
1.
Që në fillim dua t’i them: Shkoni, o Anton shqiptari, e bëni për popullin tuaj shqiptar (Jo për popullin tim!) një të qindtën (1%) e asaj që e ka bërë për shqiptarët tuaj ky cërnagoras, pa ejani e thuaji këto fjalë, që i keni thënë:
“SANU, madje prej disa kohësh i ka ‘forcuar’radhët e veta më njëfarë Kapllan Buroviqi (Kaplan Resuli), për të cilin nuk besoja se është akademik, por në mënyrë naïve vazhdoja të mendoja se emri i ri i pagëzuar serb është “Akademik”. Qetësia jonë e bekuar (Aludon për Podgoricën, Tiranën dhe Prishtinës zyrtare që heshtin e nuk ngrihen kundër meje,- KB) është që tipat siç janë Buroviqi, Tërnavci, Rrahman Morina dhe Sejdo Bajramoviqi po na i “vjedhin”të tjerët.”
Unë as nuk kam qenë dhe as nuk jam NJËFARË Kapllan Buroviqi, por kam qenë dhe jam ai që ka bërë (Dhe po bën !) për popullin shqiptar ato që ju, jo vetëm që s’i keni bërë, jo vetëm që s’ju ka shkuar as mendja për t’i bërë, por as sot e kësaj dite nuk po merrni guxim as për t’i zënë me gojë, se jo më edhe për t’i bërë, se ju ka tredhur Enver Hoxha edhe vetëm me hijen e tij.
Sa për dijeni: Unë nuk jam as kandidat i SANU-së, se jo më edhe anëtar i saji, apo forcues i radhëve të saja, edhepse në bibliotekën e saj ajo Akademi ka mbi 100 vepra të penës sime. Përkundrazi, ajo Akademi më ka edhe në listat e zeza. Sot e kësaj dite SANU nuk ka dhënë as njoftimin më të shkurtër për disponimin e veprave të mija, se – ruajna zot – edhe njoftimin më të shkurtër për daljen e ndonjerës prej tyre nga shtypi, që të mos flasim për angazhimin e saj në botimin e ndonjerës prej tyre. Edhe propozimit tim për t’i bërë promovimin asaj vepre, që lexuesit ma quajtën kapitale, jo vetëm që nuk ju përgjegj pozitivisht, por – eprorët e sajë – futën edhe njerëzit e vet që t’i bindnin lexuesit se nuk na qenka kapitale dhe as forcim i radhëve të saja (Në qoftë se edhe këtë gjë nuk e keni bërë pikërisht ju me ndonjë emër sërb, siç keni vepruar në raste të tjera!). Tezat e mija albanologjike ajo akoma nuk i ka aprovuar. Përkundrazi, përkrah tezat e njerëzëve të vetë, si Jovan Deretiq, që unë ia kam nënshtruar kritikës tejet shkencore dhe me akribi më akademike, edhe pse emrin nuk e kam Akademik, por jam akademik, gjë që ju, zotëri Andon Berishaj, e dini shum mir. Prandaj i leni aluzionet keqdashëse dhe insinuatat tuaja tejet armiqësore dhe antishkencore, bile dhe antikombëtare, se – edhe pa to e pa këtë paskvilë tuajën të re – e di se ju kam armik.
Unë kam emrin tim shum mir të njohur nga shqiptarët (E sidomos nga ju e soj e sorrollopi juaj, o Anton!). Vërtet të pa pagëzuar as nga prifti dhe as nga hoxha, por po – të farkuar në kudhrën e revolucionit proletar e të së vërtetës shkencore, gjëra këto që juve ju kanë tërbuar e verbuar, kështu që nuk dini nga të silleni.
Podgorica, Tirana dhe Prishtina zyrtare (Bile dhe Beogradi!) nuk kanë pritur thirrjen tuaj që të ngrihen kundër meje, se janë ngritur qysh me kohë dhe në mënyrë aq evidente, sa që këtë gjë dhe ek-ministri i kulturës së Cërna Gorës, shkrimtari Budimir Dubak, ka më shum se një vit që jua tha në mes të Shkodrës, me gojë e me shkrim, troç. Kështu, qetësia juaj jo vetëm që nuk është e bekuar, por – siç e tregon edhe kjo paskvilë e juaja – është edhe e shkalluar.
Unë nuk kam qenë i juaji kurr, zotëri Berisha. As kur më keni përshëndetur e shpallur për anëtar, bile edhe për anëtar nderi të Akademisë tuaj! Jua ka thënë këtë gjë edhe Ramiz Alia, qysh në vitin 1990, ndërsa mua më mbante në burg. Për rrjedhim, këtë Kapllan e Akademik, askush nuk jua ka vjedhur, se unë kam qenë dhe jam, i kam takuar dhe i takoj të vërtetës shkencore, që – duke qenë e përbashkët për të gjithë njerëzit e botës, pa dallim feje, kombësie dhe ideje – është feja, kombësia dhe partishmëria ime. Ashtu siç është edhe për të gjithë njerëzit e ndershëm të kësaj bote, pra edhe për shqiptarët e ndershëm e parimorë, që e pranojnë e luftojnë për të.
Për ata të tjerët, që pretendoni se jua paskanë vjedhur, nuk di si qëndron puna, se nuk i njoh, me përjashtim të Tërnavcit, që – njësoj si Deretiqin – pikërisht pse më ka dalë në shteg kështu si ju – ia kam nënshtruar kritikës sime konstruktive, tejet shkencore, sine ira et studio.
Kjo nuk është hera e parë që ju, Zotëri, shkruani kundër meje, jo vetëm me aluzione e insinuata, por edhe me falsifikime e gënjeshtra më flagrante, në shërbim të Podgoricës, Tiranës dhe Prishtinës. Bile edhe të Beogradit! Në shërbim të forcave më të errta të shoqërisë sonë bashkohore, në shërbim të djallit e të birit.
2.
Po z. Anton Berishaj nuk më sulmon (Pa të drejtë!) vetëm mua. Ai i sulmon të gjithë ata që nuk solidarizohen me historinë e falsifikuar të popullit shqiptar. Ndër ta edhe akademikun dr. Zoran Lakiq, duke pretenduar se vepra e tij u paska “sherbyer për formulimin e definicionit (të foljes me albanizua, me të cilën), nënkupton „imponim i gjuhës shqipe, kulturës dhe zakoneve popujve të tjerë. – Dukeiu pyetur, ai ofron edhe disa përgjigje – në bazë të përvojsë së refugjatëve ortodoksë nga Shqipëria që i ishin ekspozuar shqipëtarizimit sistematik, sidomos në periudhën pas Luftës së II-të Botërore më 1945. (Lak. II)“ Në pajtim me këtë shpjegim është edhe folja me albanizua: „Dhe të shndërrohen në shqiptarë; t’u imponohen gjuha, kultura dhe zakonet shqiptare popujve tjerë. II ~ të bëhesh shqiptar; të fitosh veçoritë e shqiptarëve”.
Megjithqë gjuha shqipe, siç shihni, e ka fjalën ALBANIZOJ, në FJALORIN e tyre akademikët shqiptarë nuk e kanë përfshirë, për shkak se e konsiderojnë si fjalë të huaj (sic !!!). Mendoj se kanë të drejtë, aq më tepër se kanë futur neologjizmat SHQIPTARIZIM, SHQIPTARIZOHEM dhe SHQIPTARIZOJ, të cilëve u kanë dhënë këtë kuptim: “Bëhem shqiptar nga gjuha, nga zakonet, nga kultura e nga formimi; merr karakter etnik shqiptar duke u shtuar shumë përqindja e shqiptarëve në popullsinë e një vendi. E bëj shqiptar nga gjuha, nga zakonet, nga kultura dhe nga formimi psikik; i jap karakter etnik shqiptar një vendi, duke shtuar shumë përqindjen e shqiptarëve në popullsinë e tij.”(Sic !!!)
E ç’ndryshim ka definicioni i Akademikut Lakiq nga definicioni i akademikëve shqiptarë, që Antoni nuk është dakord me te, që akademikët cënagoras nuk u paska dashur të shërbehen me te?! Unë nuk shoh ndonjë ndryshim, por po – shoh kërkimin e qimes në vezë tek Antoni, që fatkeqësisht e ndeshim edhe tek pothuajse të gjithë intelektualët borgjezë shqiptarë. Çdo nderim për përjashtimet.
Siç shihni nga citimi, Antoni na përmend “refugjatët ortodoksë nga Shqipëria”. Ç’ishin këta refugjatë nga kombësia, që nuk u përmendet? Shqiptarë, apo cërnagoras?! Nuk e di Antoni se ata ishin cërnagoras?! E di, e di shum mir, po i takon asaj shtrese të intelektualëve shqiptarë borgjezë, që pretendojnë se Shqipëria është puro shqiptare, pa minoritete dhe diaspora. Se ata që flasin ndonjë gjuhë të huaj, nuk qenkan as sllavë dhe as grekë, ruajna zot edhe vëllehë, por sllavofonë, grekofonë, vëllehofonë. Pra – shqiptarë, që kam përvetësuar ndonjë gjuhë të huaj.
Duke pranuar se janë refugjatë nga Shqipëria, nuk na e thotë se janë arratisur në Cërna Corë. Sikur kanë shkuar në Mars, apo në Hënë. Dhe përse bash refugjatët ortodoksë? A nuk kishte edhe refugjatë muslimanë, bile dhe ateistë?! Apo këta ishin sllavofonë, e jo sllavë!
Po pretendimi i Akademikut Lakiq se ata, në Shqipëri, i ishin ekspozuar shqiptarizimit sistematik, mos ndoshta nuk është i vërtetë, që akademikëve cërnagoras nuk u paska dashur t’u shërbejë për formulimin e definicionit të zërit ALBANIZACIJA?! Siç shohim nga paçavurja e tij, edhe ai vetë e pranon se në Shqipëri cërnagorasve u janë mohuar “disa të drejta elementare etnike”. Me ç’qëllim u janë mohuar të drejtat elementare etnike, edhe e drejta që të quhen cërnagorasë-malazezë?! Me qëllim që të ruajnë kombësinë e tyre, apo që të shqiptarizohen?!
Unë e njoh personalisht Akademikun Lakiq dhe garantoj se tek ai nuk ka as hije të intolerancës kombëtare, por po – kemi një përsonalitet shkencor shum-shum të devotshëm për të vërtetën shkencore, bile edhe me simpati të veçantë për shqiptarët, sa që edhe emrin e tij Zoran shpesh, pa të keq, me dashamirësinë më të madhe e përkthen në gjuhën shqipe – Agim. Po e përsëris edhe një herë – Agim, e jo Sabah!
3.
Duke lexuar paskvilën e tij, kujtdo menjëherë i bie në sy se kemi të bëjmë me një armik të popullit cërngoras. Dhe s’ka si të jetë ndryshe, kur është kundër së vërtetës! Duke qenë kundër së vërtetës, ai është jo vetëm kundër popullit tim, integritetit dhe sovranitetit të atdheut tim, por edhe kundër popullit të tij, shqiptar. Apo nuk është?! Pa shikojeni një herë me kujdes e në thellësi paskvilën e tij, në radhë të parë ju – që ia keni përshëndetur.
Ai pretendon se shqiptarët na qenkan autohtonë në Cërna Gorë (se cënagorasit ardhacakë na qenkan vendosur “në tokën shqiptare” !), edhe pse e di shum-shum mir që shqiptarët nuk janë autohtonë as në Shqipëri, as në Tiranë, se jo më edhe në Cërna Gorë! Apo akoma nuk e ka marrë vesh se perendia shqiptare e albanologjisë, akademiku, prof. dr. Eqrem Çabej, para një gjysëm shekulli ua ka thënë dhe dokumentuar se shqiptarët janë po aq ardhacakë (Në mos edhe më shum!) sa dhe cërnagorasit me sërbët e makedonët. Akademiku Çabej jua ka thënë dhe dokumentuar se shqiptarët kanë zbritur nga Rumania në Mat, mbi Tiranë, në shekullin X të epokës sonë. Kurse dokumenti i arshivës së Vizantit vërteton se në vitin 548 të epokës sonë, pra – më shumë se katër (4) shekuj para arrijtjes së shqiptarë në Mat, sërbo-cërnagorasit e makedonët janë futur në Durrhachium, Durrësi i sotëm, kërthiza e Shqipërisë. Pra – jo vetëm albanologët e huaj, me ta edhe unë, por edhe perendia e albanologjisë shqiptare, Akademiku Çabej, jua ka thënë e vërtetuar qysh me kohë këto që sot po jua thotë ky Kapllan.
Edhe në FJALORIN E GJUHËS SË SOTME SHQIPE, vepër e Akademisë së Shkencave të RPS të Shqipërisë, Tiranë 1980, tek zërat SHQIPTARIZOHEM e SHQIPTARIZOJ e keni të shkruar: “duke u shtuar shumë përqindja e shqiptarëve në popullsinë e një vendi. E bëj shqiptar… i jap karakter etnik shqiptar një vendi”. Dmth. në mesin e një popullsie joshqiptare, në një vend që nuk ka karakter etnik shqiptar, shqiptarët e ardhur aty janë shtuar shum, ua kanë kaluar vendasve në përqindje dhe ashtu i kanë dhënë vendit karakter etnik shqiptar, e jo se ai vend u ka takuar ndonjëherë, jo se është shqiptar.
Pra, siç shihni, këta shqiptarë e din shum-shum mir historinë e popullit të vet, se nuk janë vendas, autoktonë, por të ardhur – në një vend të banuar me një popullësi joshqiptare, ku janë shtuar dhe e kanë shqiptarizuar atë vend.
Rrjedhimisht, nuk janë vendosur sllavët në “tokën shqiptare”, zotëri Berishaj, po përkundrazi, janë shqiptarët ata që u vendosën në Mat e në rrethin e Durrësit mbi 400 vite pasi ishin vendosur aty sllavët. Dhe jo vetëm sllavët! Edhe vëllehët! Dhe para këtyre edhe albanët- keltë! Edhe grekët!
Ngulja juaj këmbë në autohtoninë e kombit tuaj nuk është më indoktrinim, por falsifikim më flagrant i origjinës së popullit shqiptar, falsifikim i ndërgjegjshëm dhe qëllimkeq, për të indoktrinuar e nxitur popullin shqiptar kundër popujve fqinj e më të largët, në hullinë e shovinizmit e të racizmit, në hullinë e konfrontimeve të reja e të pushtimeve të reja. Hollësira lidhur me hipotezën e autoktonisë së shqiptarëve shihni se i keni në veprën time KO SU ALBANCI?. E keni edhe shqip, edhe anglisht.
Zotëri Berisha nuk i përmend pellazgët dhe ilirët, se edhe Ismail Kadareja i ka përjashtuar nga pretendimet e tija, nga armët e tija. Duket se edhe ai, më në fund u bind se shqiptarët nuk kanë lidhje as me ilirët, se jo më edhe me pellazgët! Mirpo, ndërsa Kadareja nuk e zë me gojë më as autohtoninë, Berisha – duke pretenduar për autohtoni – merret me mend se pretendon edhe për hipotezën pellazgo-iliro-shqiptare, tashmë të rrëzuar jo nga ky Akademik, por nga shkenca botërore, nga albanologët e mirnjohur të botës, me të cilët janë solidarizuar edhe historianët e akademikët shqiptarë.
I themi të lexojë veprën HISTORIA E SHQIPËRISË, botim i Institutit Historik Shqiptar në Tiranë, 1959, që të shohë dhe të bindet se historianët shqiptarë kanë ceduar, kanë hequr dorë nga hipoteza e origjinës së popullit shqiptar nga pellazgët, se albanologët e njohur botëror (Gustav Majer) na e kanë vërtetuar shkencërisht se gjuha shqipe nuk ka lidhje me trungun pellazgjik. Edhe për këtë problem keni hollësira në veprën time të përmendur.
Përsa i përket ilirëve, kryetari i dytë i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, prof. dr. Shaban Demiraj, e ka pranuar se me argumetin KENTUM-SATEM hidhet posht në mënyrë të padiskutueshme edhe hipoteza e origjinës ilire të shqiptarëve, për çka, poashtu, keni hollësira në veprën time të përmendur.
Historianët shqiptarë, në veprën e përmendur të Institutit Historik Shqiptar, e thonë troç se, në vendet fqinje me Shqipërinë, shqiptarët jo vetëm që nuk janë autohtonë, por nuk janë as minoritet kombëtar: sipas tyre ata janë D I A S P O R Ë.
E megjithë këtë, në qoftë se ky Ndue Berishaj mendon se është më i zoti se Akademiku Çabej, më i zoti se e gjithë Akademia e Shkencave të Shqipërisë, le të urdhërojë e të na vërtetojë të kundërtën. Ne nuk e kemi penguar dhe as nuk do ta pengojmë. Përkundrazi, në qofë se ia del – do ta përgëzojmë.
4.
Sipas ligjeve ndërkombëtare, diasporave jo vetëm që nuk u takojnë të drejtat e kombeve, por nuk u takojnë as të drejtat e pakicave kombëtare. Diasporat kanë të drejtë të bashkohen, të integrohen e të shkrihen me kombin ku kanë arritur, ose të kthehen nga kanë ardhur.
Ndue Berishaj jo vetëm që në mënyrë arbitrare, duke mos pyetur për të vërtetat shkencore e ligjet ndërkombëtare, e shpall diasporën shqiptare në Cërna Gorë për minoritet kombëtar, por e shpall edhe për popull, bile – siç e pamë – edhe autohton. Në baz të këtij fiksasioni-falsifikimi ai na pretendon se këta shqiptarë na u dashka të konsiderohen e të trajtohen asgjë mangut por edhe si element konstitucional. Ai pretendon asgjë mangut por se shqiptarët na qenkan “constituent i rëndësishëm i shtetit bashkëkohor malazijas”.
Nuk e mohojmë se në këtë hulli i kanë pri sërbo-cërnagorasit e indoktrinuar me hestorinë e falsifikuar shqiptare, bile – në krye me presidentin e Federatës Jugosllave.
Po sipas ligjeve ndërkombëtare në asnjë vend të botës diasporat nuk gëzojnë as të drejtat e minoritetit, se jo më edhe të drejtën e elementit konstitucional. Aq më tepër këtë të drejtë nuk mund ta gëzojnë ata – shqiptarët, që gjat gjithë historisë së tyre, që kur janë islamizuar, ata kanë qëndruar dhe vazhdojnë të qëndrojnë në pozita armiqësore ndaj popullit cërnagoras, si dhe ndaj të gjithë popujve të tjerë të Ballkanit, duke indoktrinuar me këtë armiqësi edhe ata bashkombas të vetë që akoma e ruajnë fenë e krishterë. Nuk ka okupatorë të Ballkanit me të cilin ata nuk janë bashkuar dhe nuk kanë bërë kauzë të përbashkët. Kështu, një numër i konsiderueshëm i këtyre shqiptarëve ka arritur në vendet fqinje nën flamurin e okupatorëve më të ndryshëm dhe janë sjellur si okupatorë, duke ia imponuar popujve të nënshtruar kulturën, gjuhën dhe zakonet e veta, duke i asimiluar e shqiptarizuar ata që nuk i kanë eliminuar fizikisht, ose që nuk janë shpërngulur e shkuar në vende të tjera.
Kulmi është se asimilimin dhe shqiptarizimin këta shqiptarë e kanë vazhduar edhe nën flamurin jugosllav, duke shfrytëzuar situatën e disfavorshme fetare të krijuar për muslimanët. Bile edhe sot e kësaj dite po vazhdon ky asimilim e shqiptarizim, për shkak të qëndrimeve antikombëtare të pushtetit, që u ka lënë dorë të lirë shqiptarëve për të bërë ç’u do qejfi jo vetëm me muslimanët, por edhe me të krishterët. Sot e kësaj dite vazhdon shqiptarizimi i cërnagorasve dhe i popujve të tjerë të Ballkanit, në Shqipëri dhe në diasporën shqiptare. Kombin vllah shqiptarët e kanë fshirë nga lista e kombeve të Shqipërisë, se bashkësia ndërkombëtare nuk i ka marrë nën mbrojtje dhe askush nga fqinjët nuk po u del në mbrojtje, edhe pse vllehët, në mbrojtjen e popujve të Ballkanit dhe në luftën e tyre për liri e demoraci kanë mohuar veten. Mosmirnjohja ndaj vllehëve është mosmirnjohja më e madhe dhe më pa precedan në histori. Një popull, nga më të lashtët e Ballkanit dhe të botës, po zhduket për shkak të mosmirnjohjes monstruoze të popujve të Ballkanit.
Ndue Berishaj, si profesor dhe doktor i shkencave shoqërore, edhe pa ia mësuar këto gjëra mësuesit dhe profesorat, duhet t’i dijë para meje dhe më mir se unë. E megnjithë këtë ai pretendon se “Shqiptarët në Mal të Zi, ndoshta nuk janë qytetarë të rendit të dytë, por qytetarë në plan të dytë – gjithësesi”.
Ndue, ja ku keni pozitën time të cërnagorsit, të qytetarit të rendit të parë! Më jepni pozitën tuaj të qytetarit të rendit të dytë, apo – në plan të dytë, jo që edhe unë të kem çati mbi kokë si ju, por që së paku të më lejoni për të regjistruar martesën dhe fëmijtë e lindur gjat kësaj materes në emigracion.
Sa për dijeni: unë isha në duart tuaja, ju si qytetar i rendit të parë dhe unë…unë si i huaj – pa asnjëfarë të drejtash, as më elementare. Nuk më keni njohur as të drejtat që ia njihshit kafshëve, qenit e maces, Ndue, as të drejtën e ushqimit, se jo më për ndonjëfarë të drejtash të tjera. Çështë e vërteta, kështu si me mua jeni sjellur edhe me të gjithë të tjerët, edhe me shqiptarët, vëllezërit tuaj të një gjaku.
Armiqësia e juaj e verbët ndaj cërnagorasve është evidente, Ndue, evidente dhe e pakontestueshme. Si dielli që nuk mbulohet me shoshë.
E me gjithë armiqësinë tuaj (Tuaj, Ndue, e jo të popullit shqiptar! Zotëri Ndue më kot përpiqet ta maskojë e ta mohojë!), popujt fqinj, mes tyre edhe populli cërnagoras, kurdoherë janë treguar indulgjentë e zemërgjërë, ju kanë falur dhe ju kanë trajtuar si vëllezër, Ndue, duke ju besuar edhe poste me rëndësi në udhëheqjen e vendit e të shtetit. Ky popull ka dhënë votën e tij edhe që shqiptari të zëjë postin e presidentit të Jugosllavisë (Në një kohë që cërnagorasit në Shqipëri nuk i besohet as fshesa për të fshirë rrugët!), që të mos flasim për postet e rëndësishme që kanë zënë shqiptarët nëpër republika të ndryshme, e sidomos që të mos flasim për Ulqinin, që aktualisht, është i okupuar nga shqiptarët. Cërnagorasit u kanë dhënë shqiptarëve për nuse jo vetëm motrat, por edhe bijat e veta. Dhe kanë marrë nga shqiptarët motrat e bijat e tyre. Megjithqë z. Ndue e di shum mir këtë gjë, ai na pretendon se shqiptarët na qenkan “të satanizuar” në Cërna Gorë, se atyre u “mohohet identiteti shetëror dhe nacional”.
5.
Unë jo vetëm që nuk di as një rast të vetëm mohimi të identiteti nacional ndonjë shqiptari, por di dhe jam i gatshëm të parashtroj prova të shumta se në Cërna Gorë u është lejuar edhe cërnagorasve të deklarohen për shqiptarë. Bile, kemi raste që organet shtetërore jugosllave (sërbo-cërnagorase dhe makedone) i kanë quajtur sërbo-cërnagorasit e makedonët në mënyrë arbitrare shqiptarë. Paradoksale, por e vërtetë !
Nuk e mohoj fenomenin e sllavizimit jo vetëm të ndonji shqiptari, por edhe të vëllezërive të tëra, që të mos flasim edhe për ndonjë fis. Por ama, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me cërnagorasit në Shqipëri, ku kemi patur e kemi sot e kësaj dite shqiptarizimin jo vetëm të personave të veçantë e të vëllezërive, por edhe të fiseve. Dhe ndërsa në Cëna Gorë proceset e asimilimit janë zhvilluar në mënyrë të natyrëshme, pa asnjëfarë presioni, në Shqipëri ka një shekull që mbi pakicat kombëtare zbatohet presioni më monstruoz i asimilimit. Dhe ndërsa në Shqipëri nuk ka asnjë rast që shqiptari të sllavizohet, në Cërna Gorë e në Sërbi, në Maqenoni, sot e kësaj dite kemi shqiptarizim në masë të sërbo-cërnagorasve e të maqedonëve. Apo s’është e vërtetë kjo gjë? Doni emrat e të shqiptarizuarve të kohëve të fundit ?!
Rrjedhimisht, pretendimi i Zotit Ndue se “shqiptarët po e ndërtojnë të ardhmen shtetërore dhe kombëtare, identitetin e tyre pa asnjë nevojë të përvetësimit dhe grabitjes, shtrembërimit të historisë, aspiratave pushtuese” nuk i përgjigjet të vërtetës, se ja kanë përvetësuar e grabitur shqiptarët, ja askush në Ballkan e në botë. Ja kanë shtrembëruar historinë shqiptarët, ja askush. Ja kanë manifestuar dhe sot e kësaj dite manifestojnë aspirata pushtuese shqiptarët, ja askush. Në të gjitha aspektet kam parasysh feudo-borgjezinë shqiptare, për të cilën qysh me kohë shkrimtari Sterio Spase ka patur thënë se shqiptarët pretendojnë se janë toka shqiptare të gjitha trevat ku ka shkellur thundra e kalit të feudalit shqiptar.
Deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, marrëdhëniet e cërnagorasve me diasporën shqiptare kanë qenë mjaft të mira dhe toleruese. Megjithqë edhe pas asaj Lufte të dy palët edhe kanë dhënë e kanë marrë bijat e veta, kanë krijuar martesa, pas Lufte, duke u njohur shqiptarëve të drejta që – si diasporë që janë – në bazë të ligjeve ndërkombëtare nuk u takonin, e sidomos duke u njohur zyrtarisht edhe të drejta socialiste (e duke mos u kërkuar këtyre shqiptarëve obligimet socialiste!), marrëdhëniet kanë ardhur duke u açetuar. E me gjithë açetimin dhe manifestimin e armiqësisë më të egër nga ana e shqiptarëve, qeveria dhe populli cërnagoras kanë treguar një tolerancë të pashembulltë në historinë botërore.
Është një fakt i pamohueshëm, që para disa vitesh e ka pranuar edhe akademiku shqiptar prof. dr. Androli Kostallari, se në asnjë vend të botës nuk trajtohen të huajt (shqiptarët) më mir se në Jugosllavi, gjegjësisht – në Cërna Gorë, ku dijasporës shqiptare i janë njohur edhe të drejtat që nuk u takojnë, të drejtat e minoritetit, bile edhe të njëfarë kombësie (narodnost). Shqiptarët valojnë lirisht edhe flamurin e tyre kombëtar në territoret jugosllave, aktualisht edhe në Cërna Gorë, gjë që askund askush deri më sor nuk ua ka lejuar. Apo ua lejojnë në Zvicër?! Mos u lejojnë shqiptarët në Shqipëri joshqiptarëve vendas (Për diasporat as që bëhet fjalë !) të valojnë flamurin e tyre kombëtar, ruajna zot ta mbajnë edhe në tryezën e punës, të përfaqësuesit shtetëror, siç e lejojnë cërnagorasit shqiptarin Mehmet Bardhi në Ulqin?!
Në të njëjtën kohë, në Shqipërinë e tyre, mua – emirgantit politik, jo vetëm që më kanë mohuar kombësinë cërnagorase, por edhe më kanë nxjerrur edhe në gjyq dhe më kanë dënuar me 10 vite burg pse kam marrë guxim të deklaroj se nuk jam shqiptar, por cërnagoras. Urdhëroni e shihni dokumentacionin në librin tim PROCESET GJYQËSORE ENVERISTE.
Duke murgulluar me të gjitha forcat Ndueja e pranon se në Shqipërinë e tij, komunitetit etnik cërnagoras i janë mohuar “disa të drejta elementare etnike…nga nomenklatura komuniste”. Jo disa, por të gjitha! Dhe jo vetëm nga nomenklatura “komuniste”! Apo sot, nga nomenklatura antikomuniste u njihen të drejtat elementare etnike?! Kanë sot cërnagorasit, apo sërbët e makedonët qoftë dhe një abetare në gjuhën e tyre. Cilat janë ato të drejta që u njihen sot, kur as në dokumentat personalë nuk u lejohet të shkruajnë se janë cërnagoras?! Për këtë gjë kam shkruar dhe paraqitur dokumenta qysh me kohë. Shihini, se i keni të botuar!
Megjithqë shqiptarët (kam gjithmonë parasysh borgjezët dhe ata që janë vënë në shërbim të borgjezisë shqiptare!) kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë agresorë jo vetëm në Cërna Gorë, por anë e kënd Ballkanit, popujt dhe borgjezia e ballkanasve, sa kohë që kanë qenë në luftë me okupatorët turkë, as nuk i kanë zënë me gojë shqiptarët si agresorë, se jo më t’i stigmatizojnë edhe për agresorë. Kujtoni vetëm Sinan-pashën e tmerrshëm, që shqiptarët e pretendojnë për të vetin: sllavët e Ballkanit e kanë quajtur turk, e jo shqiptar! Popujt dhe borgjezët e Ballkanit, dhe veçanërisht cërnagorasit dhe borgjezia e Cërna Gorës, edhe u kanë bërë thirrje shqiptarëve që të Bashkoheshin me ta në luftë kundër okupatorit të përbashkët.
Dihet përgjigjja e shqiptarëve. Apo nuk e dini ?! Gjat gjithë historisë së okupimit turk shqiptari ka qenë shpatë e xhveshur e okupatorit, jo vetëm për popujt e Ballkaniit, por edhe për jemenasit – atje, në fund të Gadishullit Arabik.
6.
Në vazhdën e falsifikimit të së vërtetës mbi Cërna Gorën e popullin cërnagoras, Zotëri Ndue pretendon : “Mali i Zi këto ditë festoi 10 vjetorin e formimit”. Jo 10 vjetorin e formimit, por të shkëputjes nga Federata Jugosllave, ku nuk ka qenë as e okupuar dhe as e mohuar, por – si dhe çdo republikë tjetër, si dhe vetë Sërbia – ka qenë shtet federativ, me të gjitha atributet dhe prerogativat e një shteti normal, si dhe vetë Sërbia.
Duke mos u kënaqur me monstruozitetin e tij sado-mazohist të cituar, ai vazhdon me sado-mazohizmin e tij për “shtetin e posaformuar të Malit të Zi”, bile edhe me pretendimin se CANU na qenka “e ushqyer me mite dhe teori primordiale të origjinës së vetë”.
Ç’janë këto pretendime të këtij shqiptari? Injorancë, apo manifestim i urrejtjes së tij ataviste ndaj cërnagorasve ?! A ka mundësi që ky shqiptar nuk e ditka se cërnagorasit e kanë formuar shtetin e tyre kur shqiptarët e tij ruanin dhitë shpatetve të Karpateve e të Beskideve, kur akoma as emrin e Shkodrës, të kryeqytetit të Cërna Gorës – Duklës, akoma nuk e kishin mësuar?! Edhe vetëm ky pretendim i tiji është i mjaftueshëm për të parë se me kend kemi të bëjmë!
Dhe për këto pretendime na e paskët uruar, o shqiptarë?! Për këto e kësi pretendimesh na qenkët solidarizuar me të?! Plot 11 prej jush! Si s’u gjet asnjë prej jush t’ia vente në dukje qëndrimet jo të drejta, tendencioze dhe armiqësore ndaj popullit cërnagoras?! Ku ju shpie mushka me kësi qëndrimesh, o shqiptarë?! Ata që mbajnë qëndrime të këtilla jo vetëm që janë armiq të popullit cërnagoras, por janë edhe armiq të popullit të vet, konkretisht të popullit shqiptar. Nuk duhet populli i vet duke mohuar të vërtetat e një populli tjetër, duke shpifur dhe intriguar kundër popujve të tjerë! Ata që janë armiq të popujve të tjetrë, janë edhe armiq të popullit të vet. Po me këto qëndrime ju nuk përfaqësoni popullin shqiptar, por veten tuaj, shum-shum edhe klasën borgjeze shqiptare, që – si çdo klasë borgjeze anë e kënd botës – interesat personalë i ngre mbi ata të karakterit të përgjithshëm, të popullit.
Urrejtja nuk ka brina, o Ndue. E me urrejtje nuk trajtohen as problemat nacionalë, se jo më këta, ndërnacionalë.
7.
Pasi mohon egzistencën e Cërna Gorës si shtet para 10 vitesh, Zotëri Ndue pretendon se, si “të mjerë” që jemi (!), “në truallin e Evropës” paskëm krijuar “jo një, por dy shtete”, bile “me përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare…” E keni gabin, more lumë zotëria, se nuk kemi krijuar dy, por 22. Vetëm në Ballkan aktualisht janë krijuar shtatë (7). Dhe aspak me përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare, që e kemi patur kundër, por me forcat tona, me luftë e sakrifica mbinjerëzore. Bashkësisë ndërkombëtare i kemi vënë grykën e pushkës në gjoks – që të na njoh, jo që të na krijojë, por që të konfirmojë ekzistencën tonë.
O jo i mjeri Ndue, në vend që merresh me hallet e shtetit cërnagoras, më mir merru me hallet e shtetit tënd shqiptar, që ta çliruan nga zgjedha turke cërnagorasit dhe janë edhe të parët që ta njohën për shtet sovran e të pavarur, pikërisht kur borgjezia austriake me atë italiane u bënë gati t’i hedhin në fyt lakun e tyre, bile edhe kur Pugaçovi i Enver Hoxhës Haxhi Qamili shpalosi flamurin turk dhe kërkoi që të kthehet sulltani i Turqisë. Apo nuk e di se neve-cërnagorasti jua lidhëm Haxhi Qamilin dhe ashtu – duarlidhur jua dorëzuam që ta varni! Në qoftë se jo për mirnjohje, së paku për hir të së vërtetës thuajani këto popullit tuaj. Po edhe në qoftë se do të vazhdoni t’ia fshihni, edhe pa ju populli do t’i marrë vesh se s’bën.
Zaklela se zemlja raju da se sve tajne saznaju, Ndue.
8.
Në përpjekjet e tija të ethshme për të satanizuar CANU-në, ky Ndue u referohet të gjithë sllavëve që kanë thënë ndonjë fjalë kundër shqiptarëve, apo kundër CANU-së, me kënaqësinë më të madhe të vdekurve, po edhe të gjallëve si Brano Mandiq, për të cilin është i ndërgjegjshëm se është “jashtë kontekstit të FJALORIT”. E megjithë këtë, edhe fjalët e tija i përdor në misionin e vet më djallëzor kundër CANU-së.
Kështu ai i referohet prof. dr. Milorad Nikçeviqit – nga Akademia DANU e Jevrem Bërkoviqit, që – si armik që është i CANU-s – pretendon e fut spica sikur kjo na koketoka me SANU-në.
Akademirat janë akademira, e jo koketa. Pra – nuk koketojnë, por bashkëpunojnë. Dhe këtu nuk ka asgjë të keqe. E keqja qëndron tek mosbashkëpunimi i tyre dhe tek ata që s’e duan kët bashkëpunim. Dihet tashmë se intelektualët borgjezë shqiptarë, me mish e me shpirt dhe me prostituta dollarin e tyre, janë angazhuar për thellimin e të gjitha hendeqeve mes cërnagorasve dhe sërbëve, jo vetëm për ndarjen e tyre në dy shtete, por – mundësisht – edhe që t’i nxjerrin sytë njëri-tjetrit, gjë që ne as s’e kemi bërë dhe as nuk do ta bëjmë kurr me ta, me gegët e toskët e tyre, megjithqë dallimet etnike i kanë ku e ku më të mëdha se ç’i kemi ne – cërnagorasit me sërbët.
Kështu për të është profesoresh, bile edhe “e nderuar”, Jelena Shushanj, që atakon CANU-në nga mungesa e kuptimit të zhvillimeve politike në vend, dhe sidomos nga mosnjohja sa duhet e problematikës.
Kam shkruar edhe unë për FJALORIN në fjalë, por – çuditërisht –Ndueja nuk më citon. E kështu si mua, nuk citon as ata që janë ngritur në mbrojtje të atij FJALORI nga sulmet pa baza të shqiptarëve dhe të arnautëve (sërbisht – od arnauta!), që si mercenarë u janë vënë në dispozicion.
9.
Zotëri Ndue bën mir që evidenton kritikën e Dimitrije Tucoviqit, që ia ka bërë borgjezisë sërbe. Ky bir i denjë i popullit sërb, duke theksuar se në primitivizmin e shqiptarëve reflektohet ”niveli historik në të cilin ata gjenden” e thekson se atë nivel “e kanë kaluar edhe popujt e tjerë”, pra edhe populli i tij sërb. Po Ndueja nuk bën mir që kufizimet e Tucoviqit, mosnjohjen e tij të problemit të origjinës së shqiptarëve, e sidomos indoktrinimin e tij me histori të falsifikuar të shqiptarëve, e shpërdoron, e keqpërdoron dhe e shfrytëzon për qëllimet e veta djallëzore, denigruese, antishkencore.
E pyes kët Ndue: A kanë shqiptarët ndonjë Tucoviq së paku sot, pas një shekulli?! Cili prej tyre mban së paku sot qëndrimin e Tucoviqit të para një shekulli?! Sot shqiptarët e kanë më leht të nxjerrin Tucoviqin e tyre, se ç’e kanë pasë sërbët para një shekulli, bile edhe në zjarrin e luftës kundër okupatorit të vendit. Merreni me mend: kur e gjithë Sërbia, me te edhe Cërna Gora, kullonte në gjak nga konfrontimi me okupatorin, me të cilin ishit bashkua edhe ju Zotëri Ndue, ai – Dimitrije Tucoviq, merr penën dhe publikisht shkruan më pozitivisht për ju – shqiptarët, i mbron me vetmohim shqiptarët e tu, Ndue, edhe nga borgjezia “e vet”! Kemi të bëjmë me një heroizëm, që ju – “bijtë e shqiponjave” – akoma nuk po e manifestoni, veç me lahutë.
Zhvillimi ekonomiko-shoqëror dhe shkenca kanë shkuar përpara, po shqiptarët, siç e ka theksuar edhe akademiku gjerman Bernhard Tonnes, vazhdojnë numrimin në vend, duke i rënë lahutës për trimëritë e Mujit e të Halilit dhe duke uluritur: “E-he-heee, prite Azem Galicën!”
10.
Akademiku Ndue, në formimin e tij, duket se ka mungesa të theksuara nga historia e përgjithëshme e zhvillimit të shoqërisë dhe, për rrjedhim, edhe nga historia e zhvillimit të ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve. Bile, edhe ato gjëra që historianët shqiptarë kanë arritur t’i kuptojnë dhe t’i përvetësojnë, ai – jo vetëm që akoma nuk i ka përvetësuar – por as s’i paska kuptuar. Kështu, duke bërë fjalë për cërnagorasin Tomo Oraovac, që është i para dy shekujve, shkruan: “Sipas Toma Oraovac, të gjitha “fiset, vëllazëritë ose bajraqet nuk i lidhë një vetëdije kombëtare, meqë dihet, e edhe ata e dijnë se nuk i lidhë ndërmjet veti një gjak, një origjinë dhe zakonet e veçanta, meqë dihet, e dhe ata e dijnë nga kush burojnë (lindin)”.
Vetëdija kombëtare shqiptare ka nisur të lindë mes intelektualëve borgjezë tek pas vitit 1878, por jo edhe tek fiset e bajraqet, që edhe në vitin 1914 ngritën flamurin turk, duke shkelur me këmbë flamurin kombëtar shqiptar. Pra, T.Oraovac ka të drejtë kur thotë se u ka munguar vetëdija kombëtare, që sot e kësaj dite u mungon jo pak, por shumë shqiptarëve, që të mos flasim për ata që paraqiten si shqiptarë nga halli, se – po të mos ishin në hall – do të deklaronin kombësinë e tyre joshqiptare edhe në mes të Tiranës, se jo më jashta kufijve të Shqipërisë.
Në qoftë se T.Oraovci na paska pretenduar se Lekë Dukagjini ka qenë sërb, edhe mund t’ia falim, se para dy shekujsh nuk ka pasë ku t’i gjente studimet mbi familjen e Dukagjinëve, të botuara para dy-tri dekadash. Por ama, akademikut prof. dr. Ndue, që pretendon për familjen Dukagjini se na paska qenë shqiptare, nuk mund t’ja falim, se i ka në duar studimet me të cilët është vërtetuar se ajo familje ka qenë gjermane.
Për sa i përket dukagjinasve, popullsisë së asaj treve, pavarësisht se çka ka thënë T.Oraovci dhe kushdo tjetër, rëndësi ka se ç’themi neve, se me ne keni punë, o shqiptarë, e jo me të vdekurit tonë. Unë nuk di që të ketë thënë ndonjë shok i imi se dukagjinasit janë sërbë. Po ta dini ju, ma thoni, se jam unë ai që do t’i bëhem samarxhi, ashtu siç i jam bërë Jovan Deretiqit e të tjerëve si ai, kur kanë pretenduar e shkrur gjëra të tilla.
E për sa i përket mirditorëve, ç’keni o shqiptarë që kapeni pas të vdekurit Tomo Oraovac, kur keni të gjallin, anglezin e mikun tuaj të padiskutueshëm Nöel Malcolm, që në mes të Prishtinë dhe të Tiranës jua tha me shkrim se mirditorët janë sërbë të shqiptarizuar. E në qoftë se ju pëlqen më shum të merreni e të luftoni me të vdekurit (Dihet se këto ndeshje u pëlqejnë trimave!), ja ku e keni idhullin tuaj Johan Georg fon Hahn, që ju tha se është sërb jo vetëm Skenderbeu, por të gjithë shqiptarët. Apo nuk e dini këtë gjë? Duket se semsilja juaj e lexon Fon Hahnin vetëm deri aty ku thotë se shqiptarët janë pellazgë.
Edhe në qoftë se për nocionin Albania Tomo Oraovci na paska thënë se “fjala është për emër të shpifur, pra nocion gjeografik”, nuk duhet të habitemi, se – si mësuesi – ashtu edhe nxënësi. Pra, kapuni pas mësuesit të tij Otto von Bismarck. Apo nuk e dini se atë fjalë e ka thënë ai, bile edhe nga posti i kryeministrit të Gjermanisë ?! Tomo Oraovac nuk ka qenë as polic më i thjesht i Cërna Gorës.
11.
Tashti e gjithë bota e di si u krijua shteti shqiptar, kur e nga kush, sidomos përse dhe me ç’qëllime. E di këtë gjë edhe Nduja. Shum-shum mir e di se ç’rol deçiziv e më pozitiv ka luajtur në proceset e krijimit të shtetit shqiptar populli i vogël cërnagoras, që edhe me rastin e nënshkrimit të përfundimit të luftimeve me okuptorin turk të Ballkanit, jo vetëm që njohu shtetin shqiptar, por edhe përcaktimin e kufijve të atij shtetit ia la në kompetencë komisionit ndërkombëtar, duke tërhequr forcat e veta ushtarake edhe nga Shkodra, kryeqyteti mesetar i Cërna Gorës me një traditë sllave shumshekullore. E megjithë këtë, ky Ndue i Berishas, në vend që t’u thotë shiptarëve të tijë të vërtetën, që do t’i afronte popujt tanë, që do të krijonte mirkuptim e relacione më të përzemërta, ai i indoktrinon me gënjeshtra e flasifikime nga më monstruozet duke na sjellur edhe një list të tërë emrore të personliteteve “tona” që gjoja “krijimtarinë e vetë ia kanë kushtuar pengimit të këtyre proceseve”, të krijimit të shtetit shqiptar. Impenjimi i tij virulent në hullinë e armiqësisë është më evident edhe në faktin se ai kurr e askund nuk bënë dallimin mes popullit dhe grushtit të intelektualëve borgjezë, prej të cilëve as që mund të pritet gjë tjetër, ashtu si edhe ne, që prej këtij Ndues dhe tipusave si ky, nuk presim dhe as që mund të presim gjë tjetër, veç armiqësisë.
Është intetresant se ky superklug shqiptar e ditka që “Fjalorët enciklopedik të Akademive shqipëtare dhe kosovare (në përgatitje), nuk manifestojnë qasje tendencioze dhe denigruese të shpjeguar me shprehje fyese” ndaj cërnagorasve.
Mos u nxito, o Ndue, po prit të botohen një herë.
Ndërkohë, lexoje FJALORIN ENCIKLOPEDIK SHQIPTAR të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Tiranë 1985, dhe shih se mos të kanë demantuar qysh me kohë, para se t’i thuash ato fjalë, kur ti ndoshta ishe edhe në djep.
12.
Po t’i kthehemi problemit të FJALORIT të CANU-së.
Sipas Ndues ky FJALOR është një mesazh kundërcivilizues i lugetërve dhe gjarpinjëve cërnagoras – të çelur nga vezët e bëra në të kaluarën, të cilët shtrembërojnë historinë e popullit shqiptar, satanizojnë popullin shqiptar, fyejnë e baltosin popullin shqiptar, nuk ua njohin autohtoninë, veçoritë e gjuhës, të kulturës, se i trajtojnë si egërsira e tj., e tj., me që CANU na qenka “e ushqyer me mite dhe teori primordiale për origjinën e vetë”.
Asnjërën nga këto akuza nuk na e dëshmon, nuk na e citon nga FJALORI, por na e sjell nga tekstet e të tjerëve, se FJALORIT me siguri nuk ia ka parë as kopertinat.
Për më tepër – na i sjell edhe nga tekstet e të vdekurve, të vdekurve para një e dy shekujsh, që – si ai vetë – nuk ia kanë parë as kopertinat FJALORIT në diskutim.
Si hipokrit që është, përmes paçavures së tij më autodiskredituese, ai gjoja shpreh shqetësimin se CANU mohoka “identitetin shtetëror dhe nacional të Malit të Zi”, se CANU koketoka me SATANANË (Më falni – desha të them me SANU-në: Akademinë Sërbe të Shkencave dhe të Arteve).
O Ndue, në vend që derdh lotë krokodili për identitetin shtetëror dhe nacional të Cërna Gorës, merru me veten tënde që mohon ekzistencën e këtij shteti para 10 vitesh, merru me veten tënde që pretendon se cërnagorasit nuk ekzistojnë jo si cërnagoras, por as si sërbë e sllavë, me që të gjithë na qenkan shqiptarë të sllavizuarë.
Po, bën mir që të merresh edhe me mësimin e gjuhës tënde shqipe, që ta shkruash në mënyrë më korrekte e më qart, së paku si intelektual, në mos edhe si profesor, doktor dhe akademik.
13.
Paskvila e Ndue i Berishës ka shum gabime shtypi, po dhe të tija, gjuhësore e drejtëshkrimi, se – megjithqë është shqiptar (së paku ashtu pretendon: një pjesë e fisit berisha – belisha – janë sërbë të shqiptarizuar!), nuk e zotëron shqipen letrare si e sa duhet, së paku jo për të justifikuar gradat shkencore profesor e doktor, që ia paraven emrit, aq më pak edhe titullit akademik. Bie në sy ndikesa e drejtshkrimit cërnagoras (Shkruarja e shkurticës dr. pa pikë, apo shkruarja e emrave të popujve e të fiseve me shkronjë të madhe, e tj.). Po ka edhe mjegullime e murgullime që i bën qëllimisht për të maskuar pretendimet e tija, për të cilat është i vetëdijshëm se nuk janë në rregull me të vërtetën shkencore. Për shkak të këtyre murgullimeve, fraza të tëra nuk merren vesh. Sa për shembull po përmendim:
1.– Andon Berishaj shkruan: rracë (Për: racë); “asnjë rast që dikush ka arritur që të shlirohet dhe krijoi shtetin e vet” (Duhet: të çlirohet dhe të krijojë); “përllosje” (Për: përdhosje); “fushatat e neveritëse” (Për: fushatat neveritëse); ”folja me albanizua”: një hibrid ky as gegë dhe as tosk, shembull i një soleçizmi më monstruoz, se gegërisht thutet me albanizue, kurse toskërisht albanizoj, ose për të albanizuar, shqip – shqiptarizoj. E tj.
2.– Shihni shprehjet:
a) Para së gjithash ky Ndue i Berishës shkruan për njëfarë “komedie të shfaqur shumë vite më parë, të quajtur “NE dhe ATA””, që për mua është tejet e paqartë, e besoj edhe për të gjithë lexuesit e tjerë, që nuk do të kenë marrë pjesë në atë “komedi”.
b) Vazhdon: “Shqiptarëve u mohohet identiteti shtetëror”. Ç’do të thotë me këtë? Se shqiptarët na paskan në Cërna Gorë ndonjëfarë identiteti shtetëror?! Ku dhe cili etnitet na paska identitet shtetëror brenda një identiteti tjetër shtetëror?! Çdo shqiptar në Cërna Gorë, në qoftë se ka shtetësinë cërnagorase, i njihet edhe identiteti shtetëror cërnagoras. E në qoftë se në Cërna Gorë ndonjë shqiptar është pa shtetësi cërnagorase, me ndonjë shtetësi të huaj, dhe këtyre u qenka mohuar ai identiteti shtetëror, aty janë ambasadat e huaja, rjedhimisht edhe ambasada e shtetit, shtetësinë e të cilit ka. Në qoftë se egziston ndonë shqiptar i tillë, pyesim pse nuk ka shkuar në ambasadë për t’u ankuar?! Mos ndoshta e kanë ngrënë cërnagorasit?! Njegoshi, që para dy shekujsh, u ka thënë italijanëve se, as cërnagorasit dhe as shqiptarët nuk hajnë njerëz. Edhe unë nuk di ndonjë rast të këtillë në Cërna Gorë, por di se pikërisht mua (Në Shqipërinë e tyre!), jo vetëm që më kanë mohuar shtetësinë cërnagorase, por edhe kombësinë, duke më farkuar më parë në hekura e beton. Dhe në bazë të mohimit të shtetësisë, më kanë dënuar me burgim të përjetshëm e me vdekje, duke mos më lejuar as që të merrsha vesh se a i kisha fëmijtë gjallë. Për këtë gë shihni dokumentacionin në librin tim PROCESET GJYQËSORE ENVERISTE.
c) Më tutje shkruan: “Edhe poqese pozita e komunitetit etnik malazijas në Shqipërinë komuniste ishte argument, atëherë fjala është për mohimin e disa të drejtave elementare etnike, e jo për ndonjë agresion territorial, meqë ishin vendosur në token shqiptare – edhepse në sisteme të atilla totalitare ishte vështirë të shihen kategori jashtë nomenklaturës komuniste që i kishin të drejtat e grantuara”. Hajde gjejani fillim në këtë tiradë paçarrizit të mendimeve të shprehura!
ç) Ndueja pretendon se cërmnagorsit na e përçmokanë « popullit shqiptar si rracë ». Në qoftë se shqiptarët janë të racës së bardhë, mos ndostra janë cërnagorasit të racës së zezë ?! Unë kam shkruar për Jovankën e Titos se, duke parë « cërnagorasin » Rizo Shurdha (zezak i Ulqinit) dhe duke u nisur edhe nga emri cërnagoras, që do të thotë edhe « njeri i zi », ka menduar se cërnagorasit janë zezakë, po për Nduen, që jeton me cërnagorasit dhe i sheh përdit, poashtu të bardhë si veten e tij, më duket e pabesueshme se edhe ai na i konsideron cërnagorasit për zezakë. Megjithë këtë po i themi që të ndrojë syzat, se edhe cërnagorasit janë të së njëjtës racë, si dhe shqiptarët, dhe – për rrjedhim – tek ata nuk ka si të ekzistojë ndonjë përçmim racial ndaj shqiptarëve. Me siguri e ka fjalën për përçmim kombëtar. E tj.
Megjithë këtë e të gjitha sa thashë, unë nuk ia mohoj atij gradat shkencore, për të cilat me siguri do t’i ketë dhënë provimet e duhura, ndoshta edhe me sukses të shkëlqyeshëm, edhepse ai mua më mohon edhe emrin, që – më shkëlqyeshëm se kushdo tjetër – e kam mbrojtur, duke qenë edhe i farkuar në hekura e beton të burgut më monstruoz në botë. Nuk ia mohoj bile as gradën akademik, ndonëse në Tetovë, siç na tha Ramiz Kelmendi para disa vitesh, këto shiteshkanë për 10.000 euro. Dhe sidomos nuk i përdor gabimet e tija (të çfarëdollojshëm qofshin!) për të mohuar qëndrimet, pretendimet e tija, që kushdo mund t’i shprehë si të dijë e si të mundet, edhe me gabime drejtëshkrimore e me shprehje të ngatërruara nga paaftësia intelektuale ose natyrore për tu shprehur qart. Mjegullimet dhe murgullimet qëllimkëqija sigurisht që nuk falen.
O Anton K. Berishaj, nuk është e domosdoshme të jeni akademik, bile as doktor i shkencave e as profesor, që t’i dini këto gjëra. Mjafton të jeni intelektual, bile edhe vetëm me zgjuarsi mesatare. Ndaj më duket e pabesueshme që ju, me gradat shkencore profesor e doktor, bile edhe me titullin akademik, të mos i dini. Më parë do të thoja se shtireni sikur nuk i dini, për të vazhduar me indoktrinimin e shqiptarëve me histori të falsifikuar kombëtare e ndërkombëtare, për të vazhduar me nxitjen e shqiptarëve në hullinë e armiqësve me popujt fqinj e më të largët.
Në qoftë se mendoni që kjo punë do t’ju nderojë – vazhdoni.
Akademiku, prof. dr. Anton K. Berishaj e përfundon artikullin e tij me kërcënim: “Bashkëjetesa me strukturat të cilat e mohojnë autoktoninë shqiptare, veçoritë e gjuhës, historisë dhe kulturës, nuk është as e lehtë as e mundur… ndërmjet jetesës së përbashkët dhe jetës pranë njëri tjetrit, jemi të detyruar të zgjedhime”.
Zotëri Berishaj dhe ju të tjerët që tërhiqeni për hunde ga ai e të tjerë si ai, ne as nuk ju kemi thirrë që të vini tek ne dhe as nuk ju mbajmë me zor. Me siguri e dini atë proverbin tonë: Ko će bole – široko mu polje! Kur të doni mund të ktheheni nga keni ardhur. E në qoftë se jeni trullosur e nuk dini për ta gjetur rrugën, ja ku e keni të shkruar në lule të ballit.
Ju Zotëri Berishaj e dini ku gjindet krahina e quajtur Berisha, krahina shqiptare e origjinës tuaj, përtej lumit Drin; kurse të tjerët, edhe në qoftë se nuk e kanë të shkruar në lule të ballit si ju, me siguri e dinë se janë gegë dhe se ku gjindet Gegënija, në rrethin e Tiranës..
Pra, kur të doni zgjidhni e merrni !
Edhe unë, o Akademik Berishaj, sapo më lejuat, duke parë që me njerëz, që pretendojnë se janë autoktonë, ilirë e pellazgë, nuk jetohet, u largova nga vendi juaj e shkova ku gjeta më mir.
Prof. Dr. Kapllan BUROVIQ
– akademik –