(16 korrik 1880-16 korrik 2016)
Perg. Ndue BACAJ
Vendimet famkeqia të kongresit të Berlinit (1878) ,Europa plakë me gjithë rezistencen e shqiptarve ( nën organizimin e kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878-1881) kerkonte ti zbatonte , gjë e cila demtonte mbi të gjitha trojet e Malesisë Madhe, ku perfitues i parë ishte provinca fqinje e Malit Zi. Malesoret si gjithnjë ishin të vendosur ti mbronin trojet e tyre me të gjithë forcen diplomatike dhe luftarake , edhe pse per ketë kishin mungesa dhe një pengese serioze nga pushtuesi shekullore, perandoria Turko-Osmane. Sidoqoftë me 16 korrik 1880 Mali apo Bajraku i Hotit siç edhe kishte renditjen i pari , i pari mblodhi krenët e tije dhe perpiloi një deklerat që kerkon t’ja dergojë perandorisë Austro-Hungareze ,nepërmjet konsullit saj në Shkoder Lipih..per të ndaluar coptimin e trojeve shqiptare dhe një luftë me pasoja tragjike në keto troje Europiane…Është “interesant” se perkundër emrit të mirë të Perandorisë Austro-Hungareze në mbrojtje të drejtave teritoriale ,zakonore e fetare të shqiptarëve të veriut në pergjithsi e Malesisë Madhe në veçanti , konsulli Lipih shpesh vepronte “ndryshe”..por gjithsesi Malesoret ende besonin..
Deklerata e krenëve të Hotit , dhe “rrugetimi” i saj:
Ne të nenshkruemit e krenëve të fisit te Hotit ,të ngarkuar per të mbrojtur çeshtjen tonë kunder Malit Zi ,deklerojmë dhe vertetojmë sa vijon :
Porsa morem vesh mbi leshimin e teritorit tonë princit të Malit Zi ,u pezmatuam dhe u habitem , dhe meqense na mungojnë forcat e mjaftueshme per ta kundershtuar ,duke pasur parasysh mungesen e ushqimeve dhe mjeteve të nevojshme per luftë ,morem vendimin e njëzëshem që ti drejtohemi një fuqie të madhe katolike , me qellim që ajo të na mbeshtesë dhe të na mbrojë në keto rrethana kaq të renda dhe të veshtira ,ku ndermjet të tjerave u pelqye më shumë Austria… U zgjodhen nga ana jonë katër pëfaqësues per të shkuar si delegacion (Nikoll Mirash Hasanaj ,
Dedë Gjon Luli , Mat Gjuko, dhe Stak Breci) te shkelësia e tij kunsulli i pergjithshem i Austro-Hungarisë në Shkoder , dhe nepermjet famulltarit tonë , pater Apollonio de Siena , misionarit apostolik i paraqitem me shkrim të gjitha kerkesat dhe nevojat tona ; kjo u bë me 01 maj 1880. Kjo kerkesë nuk u nëshkrua vetem prej nesh , të derguar të ketij fisi, por edhe nga e gjithë Melësia që rrethon Shkodren.
Duke paraqitur lutjen tonë ne i kerkuam po ketij konsulli (Lipih-ut) udhëzimet mbi masat e nevojshme lidhur me zbrazjen e kalasë së Tuzit dhe të fortifikatave që varen prej saj. Na këshilloi ta shtiem në dorë këtë kala dhe t’i kundertojmë armikut ,duke na premtuar se do të nderhynte në favorin tonë dhe se do të na jepte ndihmë në të gjitha rrethanat. Ne ndoqem pikë per pikë këshillat që na dhanë , duke i bërë ballë armikut gjatë një gjysmë dite , per fat të mirë e zmbrapsëm. Por duke parë se premtimet e zotit Lipih ishin të kota dhe nuk na shpinin asgjëkundi , dhe duke mos dashur të terhiqemi, u kthyem nga kombi ynë, duke kerkuar ndihmen e tij dhe ne shpallem luftën per pavaresinë e Shqiperisë, per të cilen jemi të vendosur të sakrifikojmë edhe piken e fundit të gjakut tonë.
Kjo është çeshtja per të cilen ne shqiptaret kemi vepruar nga të gjitha malësitë per t’u mbledhur në Tuz dhe per t’u fortifikuar aty. Në keto rrethana të rënda , asnjeri nuk ka munguar përveç konsullit të sipërpërmendur.
Me këtë besë ne nënshkruajmë :
Majtësi i bajrakut – Met Çuni me vulë
Krerët:
Nikollë Mirashi (Hasani) me vulë
Dedë Gjon Luli – shenjë me kryq
Mat Gjuko – shenjë me kryq
Stak Bregji (Breci) – vula
Nënkrerët:
Marash Uci – shenjë me kryq
Gjel Marku – shenjë me kryq
Lekë Shabi – shenjë me kryq
Lekë Prela – shenjë me kryq
Gjelosh Marku – shenjë me kryq
Mark Deda – shenjë me kryq
Elez Daka – shenjë me kryq
Lekë Marashi – shenjë me kryq
Lekë Alia – shenjë me kryq
Lekë Gjoni – shenjë me kryq
Marash Gjeka – shenjë me kryq
Dedë Gjoni – shenjë me kryq
Tuz , me 16 korrik 1880
Vlenë të theksohet se kjo dekleratë është gjetur në arkivin e konsullates franceze në Shkoder e shkruar në gjuhen frenge , nga e cila është perkthyer në gjuhen shqipe si më siper..
Deklerata të tilla programore per mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare të nënshkruara nga krenë e prijes malësorë e më gjërë ka pasur përherë ,gjë që tregon se malesoret nuk kanë qënë vetem të zotet e pushkes ,por edhe të pendes që e komandonte jo vetem “dora” burrërore ,por mbi të gjitha mendja e ndritur diplomatike e malësorit atdhetarë e qendrestar ; i paster në doke ,zakone e besimin e të parëve , që ishte i njejtë me Europen plakë që ndonse na kishte “harruar” e lënë të vetem , ne nuk e kishim harruar…
Gjithsesi kjo ishte një deklerat paqësore ,që më vonë u bë programore në luftën e Hotit e Malesisë per mbrojtjen e trojeve tona nga fqinjet shoven e më gjërë. Deklerata e Krenëve të Hotit (si dhe aktet e tjera diplomatike të Malesisë e Shqiperisë) janë “gurë” të pa zevendësueshem në themelet programit të shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë (28 nentor 1912). Por per vetë misionin e themeleve ,ata janë disi të padukshëm , por janë perjetsisht të pa zevendësueshem…Gjëra që na bëjnë krenarë edhe ne malësorve ,ndaj ju a kemi per borxh të parve tanë (të pakten) t’i perkujtojmë në perjetsi…
M.Madhe 16 korrik 2016
Referenca: Akte të Rilindjes Kombetare Shqiptare 1878 – 1912 ,fq.114.