PSP: Pritet të fillohet me projektin e ndërtimit të rrugës Dinoshë-Pikalë-Selishtë-Triesh

Kole-LulgjurajKolëDeklaratë për opinion PSP-së

Banorët e fshatravet Pikalë, Priftën, Llofkë dhe Selishtë shpresojnë që do të realizohet projekti i ndërtimit të rrugës Dinoshë – Selishtë – Trijeshë.

Edhe para se janë drejtuar komunës urbane të Tuzit me inicijativën për realizimin e këtij projektit, ata këtë inicijativë e kanë përkrahur me nënshrkimet e tyre duke kërkuar që mjetet e parapara për këtë qëllim me planin financiar të KU të Tuzit,të realizohen ashtu siç ishte planifikuar.

PSP e MZ me veprimtarinë e vet të përgjithshme është gjithherë në përkrahje të projektevet në interes të qytetarëvet kudo qofshin ata.

Prandaj edhe kemi insistuar nga kompetentët që të realizohen projektet e parapara, sepse mjetet finansiare dedikuar për këto qëllime janë të tyre si taksapaguas nga këto treva, prandaj jemi në pritje që projekti i lartëpërmendur të realizohet sa më parë.

Me angazhimin e qytetarëvet dhe të përfaqësuesvet të PSP shpresojmë se së shpejtit do të shpallet tenderi për realizimin e këtij projektit aq të rëndësishëm për banorët e këtyre trevavet.

Rikujtojmë se projekti në fjalë , është radhitur në prijoritetet zhvillimore me planprogramin e KU të Tuzit, por siç e dimë nuk është realizuar ende, edhe pse është premtua duke filluar nga niveli lokal dhe deri në atë më të lartë vite me radhë.

Qytetarët nuk duan më premtime të kota, por mjetet e tyre duhet të jenë në funksion të realizimit të këtij edhe projektevet të tjera zhvillimore në jetën e tyre të përditshme.

PSP me angazhimet e veta do të insistoj gjithnjë në rrespektimin e kërkesavet dhe nevojavet për qytetarët pa dallim, dhe shpresojmë se falë angazhimevet tona të përbashkëta me qytetarët së shpejtit do të gëzojmë ndërtimin e rrugës Dinoshë – Pikalë – Selishtë – Trijeshë.

Kryetari i PSP për Malësinë,
dhe antarë i këshillit qëndrorë të PSP:
Kolë Lulgjuraj

Tuz, 19.07.2016.