Manifestimi tradicional popullor “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2016’’

Festa e Alpeve Shqiptare – Festë mbarëkombëtare

13886243_621803827997042_4341620937222391139_n

Më 1 Gusht 2016 , për të 19-in vit me radhë, u mbajt tubimi tradicional popullor “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2016’’ në Plavë e Guci.
Në prezencën e afër pesë mijë pjesëmarrëseve morën pjesë Shoqëri Kulturore Artistike si dhe figura të rëndësishme politike, kulturore e kombëtare, nga shumë treva shqipëtare.
Këtij manfestimi tradicional, për të parën herë, në Krahinën e Plavë-Gucisë, në zemrën e Alpeve të Shqipërisë, i parapriu edhe organizimi i festivalit folklorik mbarëkombëtar “Kënga dhe Vallja Shqipe na Bashkon”, që u mbajt nga data 29 korrik dhe përfundoi me 1Gusht 2016. Po ashtu u mbajt edhe Sesioni Shkencor për figurat më emblematike të Krahinës së Plavë-Gucisë.
Manifestimin e nderuan me pjesëmarrje edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani, Këshilltari i parë i Presidentit, z. Flamur Gashi, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi z. Ernal Filo, Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, z. Smajl Latifi, veprimtar e udheheqësi i shquar i luftës çlirimtare (tani funksionar i lartë i AAK-së), z. Bahtjar Hoti, veprimtar i dalluar dhe organizator i suksesshëm i luftës çlirimtare ( Asambleist i Komunës së Rahovecit), z.Nikollë Camaj, Kryetar i LD, Dega e Malësisë etj.
Presidenti Nishani u prit me entuziazëm, në Plavë e Guci me plisa të bardhë!
Të pranishmit në këtë tubim u dëshiroi mirseardhje aktivisti i njohur i çështjes Kombëtare z. Tahir Gjonbalaj, i cili tha se për ta është një ditë e veçantë, pasi që tokën e Plavë Gucisë e Vuthajve, për herë të parë e preku kreu i shtetit shqiptarë Presidenti i Republikës së Shqipërisë Shkelqesia e Tij, Z. Bujar Nishani.
Gjonbalaj ndër të tjerat tha: “I nderuer President Ju jeni sot në vendin ku u zhvilluan shumë ngjarje të rëndësishme historike. Jeni në vendin ku u zhvilluan beteja të rëndësishme si betejat e Nokshiqit. Në vendin ku shqiptarët ju kundërvunë luftrave të mëdha të kohës dhe ju kundërvunë vendimeve të Kongresit të Berlinit. Jeni në vendin e heronjve si: Ali Pashë Gucisë, Jakup Ferrit, Ahmet Zenelit, Sadik Ramës Ismajl Nikoqit, e shumë e shumë të tjerë të cilët u sakrifikuan për të mirën tonë”.

Gjonbalaj theksoi se në vitet 1902-1908, Prof. Dr Jovan Cfiqiq, i ardhur nga Beogradi së bashku me studentët e tij, gjatë qëndrimit në Guci, duke parë pozicionin e Alpeve tona, arriti në konkluzionin se: “Në këtë vend cili do pushtues që do vinte, për ti pushtuar këto troje do hynte me krye e do dilte pa krye”. Për këtë arsye, Alpet tona të mrekullueshme, ai i quajti Bjeshkët e Nëmura.
“Ju jeni sot, në vendin, i cili edhe pse me toka të pakta dhe me popullsi të vogël në numër, ka qenë cilësuar si vendi më strategjik në kufi me Malin e Zi, prej krahinave të tjera të Shqipërisë deri në luftën e dytë ballkanike të vitit 1912, ku ishte tokë e pa ndarë e Shqipërisë Etnike. Faktet e përmendura dëshmojnë se të gjithë pushtuesit e këtyre trojeve, me gjithë përpjekjet që kanë bërë nuk kanë mundur të zhdukin zakonet, traditën dhe kulturën e fiseve shqipëtare dhe aq më pak të asgjësojnë elementin shqipëtar. Ky element jeton edhe sot. Pra ne jemi këtu autokton ku kemi ruajtur të pastër gjuhën tonë shqipe ” theksoi Gjonbalaj.

Në fjalën përshëndetëse Presidenti i Republikës së Shqipërisë shkëlqesia e tij z. Bujar Nishani, tha se është kënaqësi e veçantë për të përsonalisht që është pjesë e këtij takimit madhështor, e kësaj feste të mrekullueshme, e këtij gëzimi vëllazërorë. Nishani shtoi se nuk kishte se si mos ti përgjigjet pozitivisht ftesës për të marrë pjesë në këtë takim tradicional të përvjetshem që organizohet në Alpet e mrekullueshme në këto Bjeshkë të bekuara, nuk kishte se si mos ti përgjigjet ftesës tepër të sinqertë të nxënësve dhe mësuesëve nga Plava e Gucia, që sëbashku me shumë nxënës të tjerë shqiptar nga Rozhaja, Tuzi, Tivari e Ulqini, u takuan sëbashku para disa muajsh në Tiranë. “Kur po vija këtu duke kaluar përmes Bjeshkëve të Dukagjinit e Kelmendit, në mëndje më shkonin këngët e Lahutës Malcisë, të Atë Gjergj Fishtës. E si vegim para syve të mij tek sa kujtoja atë mesazh historik kombëtar që përfaqëson ajo poemë. Më kalonin parasysh kolos të kombit shqiptar si Jakup Ferri e Ali Pashë Gucia, Çelë Shabani e shumë e shumë tjerë burra dhe gra të këtyre trojeve kreshnike që dhanë jetën që gjuha jonë shqipe, flamuri ynë kombëtar, të trashigohet dhe të ruhet brez pas brezi. Ndaj sot së bashku të thërasim fort nderim për jetë të gjithë atyre kolosëve të kombit shqiptar”.
Të pranishmit i përshëndeti edhe Nikollë Camaj i cili tha se po bëhen pothuajse 20 vite që kur ka filluar ky manifestim ketu në mesin e këtyre bjeshkëve të bekuara e jo të nemura si i patë emruar dikush, por që kësaj herë janë të gjithë të priviligjuar pasi që në mesin tonë është presidenti i Republikës së Shqipërisë është Presidenti ynë. “I nderuar president çdo herë që paraqiteni në mesin tonë ini zë shpreset për ne shqiptaret e trojeve etnike që jetojmë jashtë shtetit amë, ini zë shpreset pasi që ju asnjeherë nuk ngurroni ta thoni realitetin me emrin që ka. Prandaj zoti president shqiptaret në MZ nuk i gezojnë ato drejta për të cilat flasin”. Camaj poashtu rikujtoj presidentin se para pak ditësh Kryeministeri i Malit të Zi, u dekorua nga shteti amë por që dekorat e flamurit shqiptar nuk mund ti takojnë atij që përfaqëson regjimin atij kryeministri i cili brenda një viti 3 herë e merr dhe 3 herë e burgos flamurin tonë shqiptar.
Në Festival morën pjesë grupe të Shoqërive Kulturo Artistike nga: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Malësia, Plavë-Gucia, Konispoli i Çamërisë dhe Medvegja e Dardanisë. Kështu që pothuajse krejt java e fundit e muajit të korrikut dhe dita e parë e Gushtit kaluan në shenjen e organizimit dhe manifestimeve shqiptare.
Vendin e parë e fitoi “Grupi koreografik Trevar” nga Tirana
vendin e dytë “Shka Maja e karajfilit”
vendin e tretë “Grupi i Konispolit”

Albert Camaj

 

IMG_3356 IMG_3374 IMG_3390 IMG_3401 IMG_3403 IMG_3413 IMG_3420 IMG_3474 IMG_3482 IMG_3494 IMG_3502 IMG_3518 IMG_3528 IMG_3535 IMG_3538 IMG_3557 IMG_3559 IMG_3560 IMG_3565