Pas votimit të pasuksesshëm në Parlamentin e Malit të Zi të Ligjit i cili do të hapte rrugë që Malësia të fitojë statusin e komunës, deputeti Nik Gjeloshaj fajësoi deputetin Genci Nimanbegu i cili votoi pro kontratës së Qeverisë me A2A.
Sipas Gjeloshajt, në qoftë se DPS-ja do ta kishte të rrezikuar kalimin e kontratës me A2A, e që vota vendimtare ishte ajo e Nimanbegut, ata (DPS) do të kishin votuar pro ligjit i cili ka të bëjë me komunën e Malësisë.
Lexoni reagimin e plotë të Gjeloshajt:
Siç keni qenë të informuar, kohëve të fundit është diskutuar shumë për dy (2) çështje tepër të rëndësishme për ne, shqiptarëve në Mal të Zi dhe më gjerë.
E PARA, fjalori i “famshëm i CANU”.
Mbas shumë përpjekjeve që kam bërë muajt e fundit, më në fund në Parlament u aprovua Rezoluta, e cila duhet te obligon CANU t’a tërheq, ndaloj distribuimin dhe të përmirsoj të gjitha vërjetjet dhe gabimet e bëra që fyejnë shqiptarët dhe të tjerët në fjalor.
E DYTA-Kryesorja, Komuna e Malësisë.
Mbas 27 vitesh, kjo çështje kaq e rëndësishme, për herë të parë ishte në rend të ditës në Parlamentin e Malit të Zi.
Edhe përkundër opstrukcioneve të mëdha të DPS, kam arritur që ajo të jetë rend të ditës.
Mbas shumë kontakteve të bëra me bashkëkobas në Tiranë, si dhe me vëllezërit tonë në SHBA, mbas lobimit të tyre mbi strukturat qendrore të Malit të Zi, sinqerisht isha shumë optimist se do të kemi rezultat pozitiv. Por që jo, ndodhi e kundërta!
Nuk jam i befasuar në strukturat në pushtet, pra DPS-in, ata edhe këtë radhë, si shumë herë më parë gjendën mënyrën për të mashtruar edhe zyrtarë të lartë shqiptarë në vend e diasporë, si dhe kongresmen amerikan…
Jam shumë i “zhgënjyer” në deputet shqiptarë që ua lëshoj zemra të votojnë kundër vetëvetes, kundër zhvillimit të Malësisë…
Mirëpo, pavarësisht deputetëve në fjalë, ne ishim ende në lojë politike për të kushtëzuar me disa çështje që ishin për votim. Kryesorja, kontrata me A2A, shumë e rëndesishme, me të cilën DPS po shkatrron qeverin e mirebësimit. Mirëpo sikur e keni parë te gjithe, nuk shkuam deri ne fund bashkë të gjithë. Unë nuk votova për A2A! Jam i sigurt 100% se komunën e kishte votua DPS, sikur të e kishte të rrezikuar këtë kontratë me A2A. Votën vendimtare, e mori nga kolegu Nimanbegu .
Ishte vërtet një rast i veçantë, por që disa e vlerësuan ndryshe…
Për të mos komentuar më gjerësisht, dua nga zemra të falenderoj të gjithë, nga Tirana deri në Amerikë që u munduan pa ndalur dhe më përkrahën ne këtë drejtim.
Kurse këtyre që tash po “analizojnë” këtë situatë, se kinse kam shty arritjen e statusit, devijime e trillime të ndryshme, u DOLI NGJYRA. O “analista të çdo gjëje që ndodh”, mundohuni me i dal zot sa të doni votimit që bëri DPS KUNDRA Komunet në prag të zgjedhjeve, duke më sulmuar mua për faktin se u bë një hap që s’ishte bërë më parë, mbas 27 vitesh, futja në rend të ditës. Aq e rëndësishme ishte kjo, që DPS nuk lejoj trasmetimin direkt në RTMZ! Me këtë rast falemderoj tv Boin për transmetimin.
Apsolutisht ju s’më habitni, sepse kryeni detyrat, dhe normal që “tezat” tuaja me origjinalitet i lanson DPS për të manipuluar miqët tonë në Tiranë dhe deri në SHBA.
Unë jam shumë i vetëdishëm për veprimet dhe angazhimet e mia 2 vjeçare në Parlamnet. Pasi që jemi në prag të zgjedhjeve, JO ju, POR qytetarët janë ata që do ta japin fjalën e fundit për punën dhe angazhimin tim.