Mbrëmë në Bronx, New York, u mbajt edhe një takim i disa komisioneve të cilat po punojë pa ndërpre për organizimin madhështor të Festimit të Shenjtërimit të Nënës Tereze që do bëhet në Battery Park në Manhattan me datën 4 Shtator 2016 në ditën e Shenjtërimit të Nënës Tereze në Vatikan. Njëkohësisht me ngjarjen ne Vatikan, komuniteti shqiptar i New York-ut me rrethe, në bashkëpunim me Asambleistin Mark Gjonaj si dhe përkrahjen e te gjitha institucioneve fetare të komunitetit tone si kisha katolike shqiptare, dhe qendrat fetare shqiptare te besimin mysliman dhe atij ortodoks, dhe te gjitha shoqatat e komunitetit po bëjnë përgatitjet finale qe ky manifestim te jetë sa ma i fuqishëm dhe madheshtor. Nga 4 Shatori nobelistja e jone Nena Tereze do te jete shenjtëresha e tere njerezimit.
Esad Gjonbalaj
New York
19 Gusht 2016
Me 4 Shtator në Vatikan behet shenjtërimi i Nenës Tereze, është kjo një datë dhe ditë historike për kombin shqiptar, është ky një moment ku nobelistja shqiptare do të shenjtërohet dhe qe nga ajo ditë do ta quajmë shenjtëresha Nëna Tereze
Me vlerësimin e lart që do i bahet Nënës Tereze do te çmohet dhe respektohet i tërë kombi shqiptar.
Komuniteti shqiptar në SHBA, ne bashkëpunim me asambleistin Mark Gjonaj do organizojnë një Manifestim madhështor në New York me datën 4 Shtator 2016, duke filluar nga ora 4 e mëngjesit paralel me manifestimin ne Vatikan, duke ua bërë me dije të gjithëve se Nëna Tereze me gjak është shqiptare dhe i përket tërë njerëzimit.
Me këtë rast janë duke u bërë përgatitjet përfundimtare për vendosjen e shtatores së nënës Tereze po te njëjtën dite ne një nga parqet shtetërore ne Manhatan, NY, njëkohësisht parashihet vendosja edhe disa shtatoreve tjera në te gjitha bashkitë e New Yorkut . Për realizimin e këtij projekt me karakter kombëtar kërkohet edhe përkrahja dhe mbështetja financiare e komunitetit tonë.
Esad Gjonbalaj
New York
13 Gusht 2016