U promovua sot “Platforma për Shqipëri të Bashkuar” në Bratilë (video)

Tahir Veliu“Platforma për Shqipëri të Bashkuar” e autorit Tahir Veliu i cili është edhe kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar është promovuar sot në Bratilë të Malësisë.

Veliu tha se mesazhi i librit të tij është marrëveshja me të gjitha vendet fqinje për krijimin e shtetit të bashkuar shqiptar në Ballkan.

Ai tha se libri i tij nuk përmban rrezik dhe nuk është kërcënim për fqinjët, por është një mundësi për të siguruar paqe afatgjate në gadishullin ilirik.

Veliu gjithashtu foli edhe për politikanët shqiptarë në Mal të Zi. Ai tha se nuk pret përkrahje nga ata, pasi që, sipas tij, ata janë nën kontrollin e partisë në pushtet.

Veliu gjatë muajit korrik dhe gusht zhvilloi promovimet në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, ndërsa nuk iu lejua në Preshevë dhe Janinë pasi që Serbia dhe Greqia i kishin ndaluar hyrjen.

Hyrja në Mal të Zi ishte në pikëpyetje deri në momentet e fundit, ndërkaq në Bratilë kishin shkuar vetëm një numër i vogël përkrahësish.

Përpos datës, opinioni publik nuk ishte i informuar për vendin dhe as orën e mbajtjes së promovimit të platformës. /MALESIA.ORG/

tahir veliu 3