Dorëzohet një donacion Muzeut Etnografik të Malësisë

donacion muzeutDje, në datën 26 gusht 2016, në selinë e Muzeut Etnografik të Malesise në fshatin Lekaj- Malësi e Madhe, kryetarit të këtij muzeu, z. Shtjefë Ivezaj, iu dorëzuan mjetet finansiare, të grumbulluara në kuadër të akcionit online “Help Mr. Ivezaj @Ethnomuseum Malesia”, aktivitet ky i zhvilluar nga miqët dhe përkrahësit e tij, gjatë periudhës që lamë mbas, Prill-Korrik 2016.
Ashtu sikurëse ka qenë e paralajmruar që në fillim, dorëzim-pranimi i ketyre mjeteve është bërë në prani të një personi juridik, për të konstatur transparencën dhe rregullësinë e plotë të këtij procesi. Në këtë aspekt, në faturën e përpiluar nga avokati Kole Camaj, me nënshkrimin e tij zyrtar, konstatohet se z. Shtjefen Ivezaj- përfituesit te këtyre fondeve, iu dorëzuan (në dorë) $9,142, nga Gjokë Gojçaj, organizator i fushatës në fjalë.

Shuma totale e mjeteve të grumbulluara në kuadër të kësaj fushate ka qenë gjithësejtë $9,850 dhe se ndryshimi në quotën prej $708 paraqet sasinë totale të tarifave të aplikuara nga dy kompanitë partnere, Gofundme dhe WePay, per ç’gjë është bërë fjalë që në fillim.

Në linkun më sa vijon, kini mundesinë të vizitoni faqen elektronike, e cila mbetet edhe më tej në dispozicionin tuaj, per tu informuar më gjerësisht me zhvillimin e fushatës ne fjalë.

https://www.gofundme.com/7wvtbdzw

Unë, në cilësinë e organizatorit të këtij akcioni, dëshiroj që në mbyllje të këtij projekti, të falenderoj ngrohtësisht, edhe një herë, secilin prej mbeshtetësve dhe ndihmësve të vërtetë, të cilët, falë ndërgjegjes së tyre të lartë, dhurimet e veta i kontribuan qëllimit dhe misionit të këtij projekti të përbashkët.
Njëkohësisht, falenderoj edhe avokatin Kole Camaj për ndihmesën e duhur juridike.

…Ndrërsa përfituesit të këtyre fondeve, z. Shtjefën Ivezaj, në emrin tim dhe të të gjithë donatorëve gjegjës, i urojmë shëndet të mirë, jetë të gjatë dhe vazhdimësi të mbarë në krye te Muzeumit në fjalë, themeluar dhe drejtuar prej tij.
Urojmë që këto mjete modeste nga ne, të rezultojnë në synimin tonë parësor- përmirësimin e kushteve aq shumë të nevojshme ekonomiko-banesore, rrjedhojë e veprës dhe sakrificës së pashoqe të z. Shtjefën Ivezaj me të shoqen Gjysten, në sherbim të karakterit të ketij muzeumi, e te mbarë Malesise, dhe me gjere.

Me respekt,

Gjokë Gojçaj
27 gusht 2016
Helmicë- Malësi e Madhe

donacion muzeut dokument