Në vazhdimin e aktiviteteve OJQ “LABEATËT” organizoi një takim me përfaqësuesit e Shoqatave të malsorëve në SHBA si dhe me individë të cilët kanë kontribuar që “Labeatët” ti zhvillojnë me sukses aktivitetet e veta.
Në takim i cili ishte i paraparë për falenderimin e donatorëve muarën pjesë: përfaqësues të Shoqatës Malësia e Madhe nga Michigani: ……, përfaqësus të Shoqatës Malësia e Madhe nga New Yorku: zotëri Nikollë Junçaj, Gjokë Gojçaj dhe përfaqësues të qytetarëve nga Arrza dhe Bardhajt: zotëritë Zef Koleci dhe Pasho Martini të cilët në vazhdimësi mbështesin “Labeatët” në aktivitetet e veta. Të pranishëm ishin edhe qytetarë nga Malësia zotërinjët: Nikollë Camaj, Luigj Junçaj, Gjon Gjokaj dhe Pal Dreshaj. Të ftuar në takim ishin edhe zotërinjët: Lek Leci, Malotë Ivezaj, Gjergj Ivezaj, Don Gabriel Grabanica, Ejllo Berishaj, Kolë Cacaj….. të cilët për shkaqe objektive nuk kishin mundësi të ishin prezent.
OJQ “Labeatët” përveç nga të tjerët është i mbështetur intensivisht edhe nga ndihma morale, financiare e teknike nga disapora, siç ishte rasti edhe këtë herë. Këtë herë Shoqata Malësia e Madhe nga New Yorku “Labeatëve” u donoi një kompjuter të tipit lap-top i cili është më se i nevojshëm për kryerjen e veprimeve të ndryshme teknike. Po ashtu zoti Gjokë Gojçaj donoi një stacion meteorologjik portativ i cili po ashtu hyn në kuadër të paisjeve teknike të nevojshme për “Labeatët”.
Sponsorimi i takimit u bë nga vetë anëtarët e OJQ “Labeatët”, Pal Dreshaj dhe pronari i barkës “Liria” Vasel Dedvukaj.
OJQ “Labeatët”