Degët e LD-së, e Malësisë, Plavë-Gucisë dhe e Rozhajës në një listë zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare

546316_418437884855328_965317990_n

Pas paralajmërimit të formimit të dy listave zgjedhore të partive shqiptare, në mes të Forcës dhe UDSH-së në njërën anë, dhe listës së Partisë Demokratike të Fatmir Gjekës me ish funksionarin e UDSH-së Gëzim Hajdinagen, lista e tretë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare vjen nga tre degët e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, degës së Malësisë, Plavë-Gucisë dhe e Rozhajës.

Lexoni kumtesën e plotë të këtyre tre degëve:

Tri Degët e Lidhjes Demokratike, e Malësisë, e Plavë-Gucisë dhe e Rozhajës,të udhëhequr nga Nikollë Camaj, Bujar Hasangjekaj dhe Hysen Daci, së bashku me shumë aktivistë të tjerë të këtij subjekti, nga trevat e tjera shqiptare në Mal të Zi, paraqesin alternativën e tretë zgjedhore, si një Listë unike të Lidhjes Demokratike, duke u ofruar qytetarëve mundësinë për të zgjedhur listën që nuk është e përfshirë në marrëveshje paraprake me pushtetin.

Kjo Listë paraqet akt të domosdoshëm politik, pasi që kryetari i LD në MZ, z. Mehmet Bardhi, nuk ka marr asnjë hap për të jetësuar kërkesat e anëtarësisë për të riorganizuar Partinë dhe për t’u pergatitur për dalje ne zgjedhjet e tetorit 2016. Pa këtë listë, pra, pa këtë alternativë të tretë, mijëra votuesë shqiptarë do të mbeteshin pa mundësi për të zgjedhur, apo për të qenë të zgjedhur.

Kjo Listë, paraqet imeprativ edhe për faktin se, në Ulqin, për këto zgjedhje, veç jane paralajmëruar dy lista-koalicione, ajo e Forcës me UDSH-në dhe ajo e Partisë Demokratike me Gezim Hajdinagën, të cilat nuk kanë respektuar as siguruar perfaqësimin e të gjitha trevave shqiptare ne Mal të Zi. Pra, kjo listë paraqet pasqyrim të realitetit politik dhe qendrim opozitar të mijëra votuesve shqiptarë, të cilët, për arsye tashmë të njohura, as që mund të rreshtohet pas koalicioneve në fjalë.

Në të njëjtën kohë, ftohen edhe subjektet e tjera, të mbetura jashtë dy koalicioneve të formuara, që t’i bashkëngjiten kësaj Liste, në menyrë që të dëshmohet se ku qendron forca e vërtet e votuesit shqiptarë në Mal të Zi.

Pra, si liste e tretë mbetemi të hapur për bashkepunim me të gjithë ata që vërtetësisht dëshirojnë faktorizimin e shqiptarëve në Mal të Zi.

Në Tuz, 01 shtator 2016