Më 29 Gusht 2016 ashtu si edhe viteve tjera edhe këti viti SHKA “Rapsha” organizoi Logun tashmë tradicional në Vitojë me rastin e festës së Shën Gjonit.
Edhe këtë vit, morën pjesë Këngëtare dhe figura të rëndësishme politike, kulturore e kombëtare, nga shumë treva shqipëtare, si dhe mërgimtarë të shumtë nga SHBA dhe Evropa, numri i të cilëve vlerësohet të ketë qenë mbi 3 mijë vetë.
Përveç peizazhet të bukura natyrore që ofron kjo trevë, të pranishmit i argëtuan yjet e këngës shqiptare, Vida Kunora dhe Anjeza Ndoj-Gjonaj, ku me festim, vallezim dhe këndim vazhduan deri në orët e vona të mbrëmjes.
/Albert Camaj/
