Tri degët e LDMZ-së, “Lista e Lidhjes shqiptare” bënë publike listën për zgjedhjet parlamentare

ldtubim

Tri degët e LDMZ-së, e Malësisë, e Plavë-Gucisë dhe e Rozhajës, shënuan dje në Tuz përvjetorin e partisë me ç’rast edhe bënë publike listen e cila do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, me emër “Lista e Lidhjes shqiptare”.

Nga tre degë sqarojnë se kryetari Mehmet Bardhi i ka uzurpuar vulat andaj dhe u ka privuar mundësinë që në zgjedhje të dalin me emrin e vet autentik.

Lexoni kumtesën e plotë:

Lista e tretë, Lista e Lidhjes së shqiptarëve

Sot, më 9 shtator 2016, në sallën e Kuvendit të Komunës Urbane të Tuzit, tri Degët e Lidhjes Demokratike, e Malësisë, e Plavë-Gucisë dhe e Rozhajës, së bashku me shumë aktivistë të tjerë të këtij subjekti, nga të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi, shënuan përvjetorin e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, me ç’rast edhe bënë publike Listën e Lidhjes shqiptare, si Listë unike që ruan trashëgimin e subjektit të parë politik të shqiptarëve në Mal të Zi, të cilit, kryetari i parë e i vetëm, i ka uzurpuar vulat dhe i ka privuar mundësinë që në zgjedhje të paraqitet me emrin e vet autenik.

Prandaj, Degët dhe aktivistët e LDnëMZ po provojnë të vetmën mënyrë të mbetur, për të ruajtur këtë subjekt, të themeluar këtu e 26 vite në parë, duke u dhënë mundësinë shqiptarëve në Mal të Zi, që të zgjidhen dhe të zgjedhin listën e vetme autentike shqiptare. Ishte ky një borç ndaj të gjithë atyre që na përkrahën gjatë këtyre viteve, prandaj as që pranuam aderimin në koaliconet e formuara, pasiqë shqiptarët meritojnë më shumë se çka ofrojnë koalicionet në fjalë.

Por, Lista mbetet e hapur për ato subjekte të cilat mendojnë se shqiptarët duhet të jenë faktor, e jo dekor. Kjo, në rend të parë për aktivistët dhe anëtarët e Lidhjes Demokratike, si dhe Degët e tjera, të mbetura, apo të lëna, politikisht në rrugë, nga kryetari i tyre, M. Bardhi, prandaj edhe ftohen që t’i bashkëngjitën Listës, në mënyrë që të rimëkëmbet dhe t’i kthehet fama e vjetër subjektit të parë politik shqiptar në Mal të Zi.

Veç kemi thën se pa këtë listë, pra, pa këtë alternativë, mijëra votuesë shqiptarë do të mbeteshin pa mundësi për të zgjedhur, apo për të qenë të zgjedhur.

Lista emërore e kandidatëve për deputetë do të publikohet ditëve në vijim, pasi që duhet t’u jepet mundësia edhe atyre dashamirësve të cilët do t’i bashkëngjitën.

Shqiptarë në Mal të Zi, gëzuar përvjetorin e veprimtarisë politike shqiptare!

Në Tuz, 09 shtator 2016