Alternativa Shqiptare sipas gjitha gjasave, do të jetë lista e katërt shqiptare për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Deri me tani pjesëmarrjen në koalicione e kanë konfirmuar 3 lista. Koalicioni Forca-UDSH, Koalicioni Partia Demokratike e Fatmir Gjekës dhe Iniciativa Qytetare – Tuz si dhe lista e tre degëve të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, degës së Malësisë, Plavë-Gucisë dhe e Rozhajës.
Ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtarë nëse Alternativa Shqiptare do të formojë koalicion me ndonjë subjekt shqiptar, apo do të garojë e vetme.
Deputeti i ASH-së Nik Gjeloshaj është shprehur se pjesëmarrja me ndonjë subjekt tjetër apo si listë e vetme do të vendoset deri ditën e diel. /MALESIA.ORG/
