Nesër në Tuz do të fillojë me punë qendra për fëmijë me aftësi të kufizuara. Në këtë qendër janë parashikuar të zhvillohen aktivitet individuale dhe në grup për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe prindërit e tyre.
Sipas projektit është paraparë të zhvillohen:
-sesione individuale të fëmijeve me psiholog
-sesione individuale dhe grup me prindër, terapeut për familje
-puntori me fëmijë që kanë aftësi të kufizuara dhe ato që nuk kanë aftësi të kufizuara për shoqërim
-shfaqje, ekspozita të pregaditur nga fëmijët, etj.
Ky projekt do të realizohet nga OJQ “Fëmijët e Mali të Zi“, ndërsa drejtoresha Sabra Deceviq sqaron se hapja e Qendrës u mundësua nga mbështetja financiare e Ministrisë së financave, Lojrat e fatit.
Prindërit e interesuar, për çdo informatë rreth asaj që do të ofrojë kjo qendër, mund të kontaktojnë përmes telefonit, në numrin: 067 828 746. /MALESIA.ORG/