Informojmë qytetarët se Iniciativa qytetare ka arritur marrëveshje parazgjedhore për formimin e koalicionit me Partin Demokratike (PD), Lidhjen Demokratike në Mal të Zi (LDMZ) dhe Levizjen qytetare Perspektiva.
Këshilli drejtuas i IQ është dakorduar që opcioni më i mirë për zgjedhjet e ardhëshme parlamentare është që trupi votuas shqiptarë të bashkohet, në sa më pak kolona kështu që votat mos të derdhen, si herave tjera. Mos të harrohet rasti kur në zgjedhjet e fundit parlamentare 490 votat e nji subjekti e lanë Malësinë pa përfaqësuas në Parlamentin e shtetit. Poashtu është marrur parasysh mosrespektimi i marrveshjeve parazgjedhore në zgjedhjet e fundit, me qellim që veprimet e tilla të dekurajohen e në këtë mënyrë të kthehet besimi në skenen politike të shqiptarëve në Mal te Zi.
Duhet përmendur që edhe kësaj rradhe do të mundohemi të injorojmë subjektet shqiptare të cilat fushatën e organizojnë bazuar eksluzivisht në sulme të ndaj subjekteve tjera shqiptare, praktikë kjo nga e cila lindin dyshime dhe hapen dezinformata. Prandaj do të mundohemi “ti vemë pikën” kësaj dukurie, duke i demantuar ato në mënyrë që qytetarëve tu jepet mundësia të jenë të mirëinformuar në lidhje me çdo gjë. Një nder dezinformatat që qarkullon momentalisht dhe me të cilën subjekte e caktuara po tentojnë të hutojnë elektoratin duke thënë që te ndarë kan mundësi të marrin mandatin e deputetit. Nëse kemi parasysh që subjekti më i madh shqiptar në Mal te Zi, në zgjedhjet e fundit mori 3600 vota, e që kemi frig që nuk do të mjaftoj kësaj rradhe, atëherë mund te themi që kjo dezinformatë shërben vetëm për të arsyetuar votat që do të derdhën. Në fund, krejt kjo shkon në dëm të pëfaqësimit të shqiptarëve. Prandaj edhe një her, në emrin tonë dhe të koalicionit që përfaqsojmë, ftojmë këto subjekte që të bashkojmë forcat sa nuk është vonë dhe mos të lejojmë që votat shqiptare të derdhën pa nevoj.
Meqënëse jemi të bindur se kjo listë do të fitoj përkrahjen më të madhe të trupit votues shqiptar në Mal të Zi, angazhimi ynë do të jetë i drejtuar në çështjen kombëtare të shqiptarëve në trojet etnike shekullore e jo vetëm në ato të karakterit lokal, me qëllim që ato ti aktuelizojmë dhe ti zbusim problemet socio-ekonomike, kulturore dhe ato të identitetit – probleme këto që zvarriten nga viti në vit. Do ti përmendim disa nga ato: zgjedhja e statusit të komunës së Malësisë/Tuzit, ullishtat në Valdanos, privatizimi i Kripores, zgjedhja e problemit të simboleve kombëtare, kthimi i mandateve të garantuara për shqiptarët, këthimi i pronave pronarëeve të vertet dhe rikthimi i shtetësisë për ata qytetar të cilët janë privuar nga kjo e drejt pa kërkesën dhe vullnetin e tyre, depolitizimi i KKSH, ulja e papunësis tek shqiptarët, rritja e investimeve infrastrukturore në trevat shqiptare, e shumë të tjera. Zgjedhja e këtyre problemeve mund të arrihet më së miri përmes subjekteve nacionale dhe asesi përmes subjekteve qe këto çështje i kanë vetëm të udhës dhe i përdorin si truqe politike para zgjedhjeve.
Me shpresë që qytetarët shqiptar do të jenë pran nesh ashtu siç ishim ne pran tyre gjithë këto vite i ftojmë të gjithë aktivistët, simpatizerët dhe qytetarët, pa marr parasysh se a janë nga Malësia, Ulqini, Kraja, Plava, Gucia apo Rozhaja, që janë të interesuar të informohen, të vizitojnë zyren tonë në Tuz (cdo ditë pune, prej orës 10:00 – 15:00) dhe për çdo informacion të na drejtohen në mënyrë elektronike, përmes e-mailit iniciativaqytetare@live.com apo faqes tonë në Facebook.
Vetëm të bashkuar mund të jemi faktor politik, të ndarë kryejmë punët e të tjerëve.
Shërbimi informativ i Iniciativës Qytetare – Tuz