Ulqini e përkujton piktorin Gjelosh Gjokaj

gjokaj88-702x336Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, në Bibliotekën e Qytetit organizojë Orë përkujtimore me rastin e vdekjes së piktorit Gjelosh Gjokaj. Në praninë e familjarëve, shokëve, miqve dhe dashamirësve u fol mbi jetën dhe veprat e akademikut me famë ndërkombëtare.

Piktori Gjelosh Gjokaj është Anëtar Nderi dhe laureat i Shpërblimit Vjetor të shoqatës ës artsitëve dhe intelektualve Art Club, për arritjet e tija foli piktori Qazim Muja.

Gjelosh Gjokaj ndërroj jetë në moshën 83 vjeçare në Gjermani ku jetonte me familjen e tij. Në mesin e pranishmëve në Orën përkujtimore ishte dhe vellaj i të ndjerit, Tomë Gjokaj i cili ishte i lumtur që Art Clubi organizoj këtë tubim.

Gjelosh Gjokaj ka lindur në vitin 1933 në Milesh, lokalitet i Tuzit në Mal të Zi. Në Beograd kreu Shkollën e Mesme të Artit dhe më pas, studimet e larta në Akademinë e Artit. Diplomohet më 1963. Në vitet 1964-1969 themeloi degën e grafikës në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës. Nga viti 1969 deri më 1983, punoi dhe jetoi në Romë. Që prej 1983 jeton në Augsburg, Gjermani. Pas vetes ka lënë shumë vepra dhe çmime. /TVTeuta/