Njoftim: Përurimi i 15 vëllimeve të projektit Eposi i Kreshnikëve

qki-malesia-tuzSHKA “Rapsha”, në bashkëpunim me Institutin Albanologjik të Prishtinës organizon përurimin e 15 vëllimeve të projektit Eposi i Kreshnikëve në 5 shtete të Ballkanit, 2012-2016.

Përurimi do të mbahet më 30 shtator në QKI “Malësia” në Tuz, duke filluar nga ora 20:00.

Bartës i projektit është Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri, Instituti Albanologjik i Prishtinës.

Folës do të jenë: Prof. Dr. Shaban Sinani nga Tirana, Prof. Dr. Zeqirja Neziri nga Shkupi, Prof. Asoc. Dr. Bashkim Lajçi nga Prishtina, Dr. Bahri Brisku dhe Dr. Ismail Doda nga Ulqini si dhe bartësi i projektit Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri.