Deputeti i Forcës se re Demokratike Genci Nimanbegu, në një interviste për TV Pink M, ka hedhë poshtë thëniet se partitë shqiptare kanë shkuar në Tirane për të marrë mendimet e zyrtarëve shqiptarë për listë të përbashkët.
Ai poashtu vlerësoi se mandati i deputetit shqiptarë është shumë i shtrenjtë për shkak të ligjit jofavorizues.
“Ne në vend që të kemi 4 ose 5 deputet, arrijmë të fitojmë vetëm dy ose tre”, ka thënë Nimanbegu.
Në pyetjen e gazetarit se si e vlerëson korrupsionin politik, Nimanbegu tha se këtë veprim e bëjnë vetëm ata politikan të cilët nuk mendojnë në mënyre afatgjate, dhe e vlerësojnë politiken si paradë mediatike.
“Politika është një punë serioze dhe çdo politikan duhet të sillet në mënyre te njëjtë si në jetën private, ashtu edhe në jetën publike, sepse përgjegjësia e fjalës është shumë e madhe. Mesazhi i cili u jepet qytetarëve duhet të jetë i qëndrueshëm dhe njerëzorë. Ai duhet të jetë ashtu siç e ndien njeriu dhe jo të flitet vetëm për të bërë demagogji dhe popullizëm ashtu siç dikush dëshiron të dëgjojë”, tha Nimenbegu.
Nimanbegu është bartës i listës i Koalicionit “Shqiptarët të vendosur”, i përbërë nga Forca, UDSH dhe ASH. /rtcg/MALESIA.ORG/