Sot zyrtarisht është hapur internati për nxënësit e Medresesë në Milesh të Malësisë.
Internatin solemnisht e kanë hapur presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanovic, reisi i bashkësisë islame në Mal të Zi Rifat Fejzic dhe ambasadorja e Emirateve të bashkuara Arabe në Mal të Zi ,Hafsa Al Ulama.
Internati i sapo ndërtuar i cili gjendet në kompleksin e Medresesë ”Mehmed Fatih” përbëhet nga blloku i nxënësve që numëron 36 dhoma në tre kate, gjysmë katin e sipërm me tetë apartamente për profesorët, mysafir, pesë banesa për pronësoret e Medresesë dhe restoranti me një kapacitet për 200 njerëz.
Ministri i arsimit të Malit të Zi Predrag Boskovic, ka theksuar se është me rëndësi të madhe për Malin e Zi që të zhvillojë marrëdhënie të mira ndërnacionale dhe ndërfetare.
Donatorët për këtë konvikt të nxënësve janë Emiratet e Bashkuara Arabe.
Reisi i bashkësisë islame në Mal të Zi Rifat Fejzic ka falënderuar donatorët duke shtuar se bashkësia në krye të të cilës gjendet ka bashkëpunim të mirë me shtetet islamike.
Në solemnitetin e sotëm, përveç presidentit Vujanovic, kanë marrë pjesë anëtaret e qeverisë si dhe ambasadori i Republikës së Turqisë për Mal të Zi Serhat Galip me bashkëpunëtoret. /RTCG/