Lista e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve: Votë e djegur mund të konsiderohet vetëm vota që prodhon servilë

lista-e-lidhjes-demokratike-te-shqiptareveKumtesë e Listës së Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve:

#guxim Vota për Listën, votë e vetme shqip

Deri më sot i heshtëm shkrimet nëpër portale të dyshimta dhe faqe anonime të facebook-ut, duke pritur se rivalët tonë politikë do të heqin dorë nga një propagandë e dështuar, ziliqare, e cila nuk u ka dhënë rezultate as në
zgjedhjet e kaluara lokale. Por, një dukuri e tillë nuk bën të heshtet edhe tutje, pikë së pari për hir të qytetarëve të lirë, të cilët duhet që lirshëm e pa kurrfarë trysnie të vendosin se kujt do t’ia besojnë votën. E, nuk mund të kuptohen ndryshe vetëm si trysni e tentativë manipulimi deklaratat e tyre për djegien e votave dhe për promovimin e vetes si gjoja deputetë të ardhshëm.

Të nderuar shqiptarë që jetoni në Mal të Zi, dhe ju që e përcjellni veprimtarinë tonë nga jashtë, shtabi zgjedhor i Listës së Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve e ka të qartë se kush po tenton të djegë votat shqiptare. Themi, po tenton, sepse jemi më se të bindur se ajo nuk do të ndodhë, pasi që pjekuria jonë politike ka arritur atë nivel sa edhe votuesi më i thjeshtë e kupton tentativën e manipulimit, i kupton pazardhëqet që po tentohet të bëhen me votën e tij të shenjtë. Po ashtu edhe propaganda se duke votuar koalicionet do të arrijnë që ata vet të bëhen përfaqësuesë,
edhe pse të tretët në listë, më nuk pinë ujë. Shqiptarët tashmë e kanë kuptuar se çka sjellin kontratat për ndarje të mandatit të deputetit, në gjysma e në çerekë. Ato sjellin vetem ndasi të reja, akuza për mashtrime e procese gjyqësore.

Është e ditur se votat që shkojnë për koalicionet shqiptare, janë vota vetëm për bartësit e listave, e asesi për “të tretët”, prandaj “koalicionistët” nga Malësia nuk do të arrijnë që të sigurojnë votat “e veta” për bartësit, kështu që veprimet në terenin mediatik paraqesin një luftë të haptë kundër Listës sonë, me të vetmin qëllim, që votat të cilat
nuk do t’ua sigurojnë “prijsëve” të vet, t’i shkojnë PDS-së. Prandaj, biseda mbi djegien e votave është shërbimi më i madh që mund t’i bëhetlistës së partisë së Millo Gjukanoviqit, partisë e cila po provon në çdo mënyrë, që edhe një herë të mashtrojë Malësinë dhe shqiptarët në përgjithësi. Me shantazhe për ndihma sociale, me joshje për punë e
punësime, e lehtësime të tjera, me presion e rushfete, po provon që të na bëjë edhe një herë shkak për tallje, dhe këtë po e ndihmojnë, me vetëdije apo pa të, ata të cilët do të duhej të kishin përkrahur mu Listën e LDSH-së. Së paku, ashtu siç bëmë ne në vitin 2006, kur i siguruam Malësisë mandatin e deputetit.

Nëse dihet se listat shqiptare, të cilat kalojnë cenzusin prej 0,7% të votave, rrisin numrin e përgjithshëm të votave shqiptare, e së këndejmi edhe mundësitë për të siguruar ndonjë mandat më tepër, tentativa e kësaj antipropagande, për djegie të votave, është edhe më e pakuptimtë. Ajo nuk mund të shpjegohet ndryshe, vetëm me paktin që ato paraprakisht, përmes koalicioneve nga Ulqini, kanë me partinë në pushtet.

Megjithatë votuesi shqiptarë në Mal të Zi do të dëshmojë se nuk mund të manipulohet lehtë, se nuk mund të vëhet në sherbim të interesave të individëve apo grupimeve politike të partisë në pushtet, dhe me shumicë do të përkrahë Listën e cila s’ka ndërmend të djegë vota shqiptare, por t’i përfaqësojë denjësisht në Parlamentin e Malit të Zi. T’i përfaqësojë si faktor e jo si dekor, gjë që nuk ishte rasti kur atje ishin pretendentët e sotëm të koalicioneve në fjalë. Së këndejmi, votë e djegur mund të konsiderohet vetëm vota që prodhon servilë, e asesi vota që siguron faktorizim të shqiptarëve në Mal të Zi, e që mund ta garantojë vetëm Lista e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve, Lista e cila pati guxim t’u thotë jo të gjitha ofertave joshëse parazgjedhore.

#guxim