Koalicioni Shqiptar “Me një qëllim” me fokus në fuqizimin e faktorit shqiptar

koalicioni-shqiptar-me-nje-qellim-1Kumtesë e Iniciativës Qytetare – Tuz

Koalicioni Shqiptar “Me një qëllim”
Partia demokratike – Iniciativa qytetare – Lidhja demokratike në Mal të Zi – L.Q. PERSPEKTIVA

Zgjedhejt po afrohen dhe kjo ndihet tek të gjitha shtresat e qytetarëve, ngase organizimi shoqëror është i atill që drejtpërdrejt duhet zgjedhur atë që më së miri do të përfaqsoj interesat e votuesit. Në ketë kontekst qytetari zgjedh atë që mëndon se do ta përfaqsoj sa më mirë dhe kështu krijon lidhjen përmes të cilës do të kërkoj llogari mbi mënyrën e përfaqsimit për 4 vitet e ardhshme. Përveç votuesëve që zgjedhin kemi edhe subjektet politike që zgjedhen. Sikur është praktik, subjektet politike shpalosin në vitrinat e tyre të gjitha ofertat – programet partiake. Zakonisht ata që kanë pushtetin, në prag të zgjedhjeve kanë një palet më të gjerë ofertash. Karakteristikë tek këto të fundit është që nëpër teren pak flitet për plane zhvillimore afatgjate e më shumë për interesa afatshkurtëra, si asfalltime, ndriçime, prëmtime për falje lloj-lloj borxhesh apo premtime punsimi, etj. Pastaj kemi subjektet opozitare, të cilat poashtu pas foltores premtojnë një të nesërme më të mirë por vazhdimisht flasin se si do të merrën me vëndimet e të kaluarës, siç janë referendumi për pavarësi të Malit të Zi, anulimi i njohjes së pavarsisë së Kosovës, etj. Opcioni i tretë janë subjektet nacionale rrespektivisht ato shqiptare. Meqë në shoqërin ku jetojmë ende egzistojnë bariera në mes etnive të ndryshme, por edhe për shkak të specifikave të identitetit dhe atyre historike, ato paraqesin nevojë për përfaqsimin autentik të popullatës shqiptare. Rrjedhimisht prioritetet statutare janë të konceptuara në realizimin e projekteve me interes afatgjatë për popullatën që përfaqsojnë.

Pas 25 viteve pluralizëm politik numri i shqiptarëve vetëm është zvogëluar, papunësia është rritur, zhvillimi ka ngecur, investimet në trojet shqiptare kanë mbetur vetëm ëndrra, ndërsa të drejtat kolektive kanë mbetur vetëm në letër e të drejtat politike dhe individuale janë cunguar edhe më shumë. Si pasojë e këtyre fakteve pakënaqësia sidomos e votuesëve shqiptar është rritur.

Problem në vete paraqet situata e keqe sociale-ekonomike dhe politike e shqiptarëve, e cila realisht nuk gjindet në rënd të ditës, as tek “pozita” as tek “opozita”. Për shkak të krizës, gjoja të përgjithshme, në Mal të Zi, problemet jetike për shqiptaret janë hedhur “nën tavan”. Pikërisht për shkak të kësaj situate të rënduar dhe paralelisht copëtimit të subjekteve politike shqiptare lindën përpjekje të motivuara nga dashamirësit-aktivist të çështjes shqiptare dhe diaspora, të cilët zgjuan shpresën dhe nevojën e bashkimin të subjekteve nacionale, po se po atyre në Malësi. Kështu, në zgjedhje të kaluara u formuan koalicione, të projektuara që pas zgjedhjeve përfundimisht të unifikohen. Çfar ndolli tashme e dimë të gjithë. Dy koalicionet që muarën mandate në kuvend shkelën çdo pik të marrveshjeve të nënshkruara (!). Të gjitha përpjekjet dhe arritjet e deriatëhershme ranë në ujë dhe publikisht në politik u thye “Besa” ndër shqiptarët.

Kuj i shkoj për shtat ky copëtim dhe përkrahi këto shkelje marrëveshjesh, besojmë që e dimë të gjithë. Fundja është logjike që as “pozites” as “opozitës” nuk i konvenojnë 2, 3 apo 4 deputet shqiptarë me kërkesa të prera dhe të përcaktuara, të cilët kushtëzojnë më realizim e të drejtave kolektive të shqiptarëve, si popullatë autoktone, të cilët nuk knaqen me pozita “të shpikura” pa kompetenca, sa për sy dhe faqe.

Koalicioni shqiptar “Me një qëllim” është parimisht i fokusuar në të ardhmen, ku vendin e parë e ka FUQIZIMI I FAKTORIT SHQIPTAR. Posaçërisht bejmë me dije atyre që i gëzoj thyerja e “Besës” që për ne ideja per bashkimin e forcave, ka qën dhe do të mbetet qëllimi kryesorë, kusht paraprak për zgjedhjen apo zbutjen e të gjitha problemeve tek popullata autoktone shqiptare.

Të motivuar që POLITIKËS SHQIPTARE TI KTHEJMË MORAL DHE DINJITET, Koalicioni ynë bashkoj numrin më të madh të subjekteve nacionale nga të gjitha trevat, në të cilat gjinden njerëz me kompetenca nga të gjitha lëmit shoqërore. Lista jone paraqet BASHKIM dhe JO NDARJE, prëmton PËRFAQËSIM DHE MBROJTJE ME DINJITET të popullatës shqiptare, jo me marrëveshje te fshehta, anekse në dëmin kombëtar. Ky Koalicion premton ide për zgjedhje të problemeve e jo populizëm politik apo ndarje të mëtejshme në degë e nënëdegë.

Koalicioni ynë i bashkuar me “Me një qëllim” ju garanton përfaqim të dënjët me DINJITET, MORAL dhe IDENTITET.

Prandaj në zgjedhjet e ardhshme paralamentare, më 16. tetor 2016, rrumbullaksoni numrin 3 !