KKSH: Shpërndarja e kuotave dhe procedura e aplikimit për studimet Master në Republikën e Shqipërisë

kksh-logo-696x257Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, ka bërë shpërndarjen e kuotave për kandidatët nga Mali i Zi, të cilët studimet në ciklin e dytë Master duan t’i përfundojnë në  Universitetet Publike dhe ato Private në Shqipëri.

Aplikimet në ciklin e dytë Master me kohë të plotë, bëhen pranë sekretarive mësimore dhe kandidatët kanë të drejtë të aplikojnë deri në  programe studimi. Për kandidatët që duan të vazhdojnë studimet në universitete publike, duhet të aplikojnë deri më datën 12 tetor 2016. Në vazhdim mund të gjeni kuotat e shpërndara në Universitetet Publike.

 master_profesional_uni-publik
master_shkencor_uni-publik

Për kandidatët që duan të vazhdojnë studimet në universitete private, duhet të aplikojnë nga data 11 tetor deri më datën 17 tetor 2016. Në vazhdim mund të njoftoheni me kuotat e shpërndara për Universitetet Jopublike.

master_profesional_uni-privat
master_shkencor_uni-privat

Kandidati duhet të paraqitet personalisht  pranë sekretarisë mësimore përkatëse, duke dorëzuar dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Diploma e ciklit të parë Bachelor ose fotokopja e saj, e noterizuar brenda Republikës së Shqipërisë
  2. Lista e notave të arrira gjatë ciklit të parë Bachelor, origjinale ose e noterizuar brenda Shqipërisë
  3. Diploma e Maturës së Shkollës së Mesme, e noterizuar brenda Republikës së Shqipërisë dhe e vulosur me vulën e Komunës së Ulqinit
  4. Dokumenti i njohjes së Diplomës së shkollës së mesme, i lëshuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në Tiranë.
  5. Formulari i aplikimit – Shtojca nr. 7 (mund ta gjeni më poshtë në udhëzimin nr.24)
  6. Fotokopja e dokumentit të identifikimit (letërnjoftim, pasaportë)
  7. Dy fotografi personale
  8. Deklarata – Shtojca nr. 6 (mund ta gjeni më poshtë në udhëzimin nr. 22)

Për informacione më të hollësishme mund të lexoni me vëmendje udhëzimet, të na kontaktoni përmes adresës së e-mailit knsh@t-com.me, apo të na vizitoni në zyren tonë të KKSH-së ( bul. Gjergj Kastrioti Skënderbeu p.n ).

udhezim_nr-13
udhezim_nr-15
udhezim_nr-_22
udhezimi_nr_24 (kryesori)

Furra Tahiri