Sonte protesta e gjuetarëve të Malësisë – Nuk do t’i lejojnë Djukanovic-it hyrjen në Komunën urbane?

Foto nga arkivi: Protesta nga shkurti 2015
Foto nga arkivi: Protesta nga shkurti 2015

Nënkryetari i Shoqatës të Gjuetarëve të Malësisë Safet Ferluçkiq tha se me urdhër të gjykatës, policia dje i kishte bastisur shtëpinë për shkak të aktiviteteve në lidhje me përpjekjet e tija për të fituar territorin për gjueti në kufijtë e Komunës urbane të Tuzit. Si përgjigje ndaj këtij veprimi, Ferluçkiq për sonte ka paralajmëruar protestë, shruan gazeta Dan.

Jemi në dijeni se Kryeministri Milo Djukanovic nesër vjen në vizitë në Tuz, kështu që ne do të organizojmë protestë para ndërtesës së Komunës urbane. Kemi ftuar të gjitha partitë politike për të na dhënë mbështetje, ndërsa kemi kërkuar nga Ministri i punëve të brendshme Goran Danilovic për ti dhënë fund torturës e cila po zgjatë që tetë vjet. Do ta takojmë Milo Djukanovic-in dhe do të bëjmë çdo gjë të mundshme vetëm që mos t‘i lejohet hyrja në ndërtesën e Komunës urbane. Policia mund të më bastisë shtëpinë çdo ditë dhe të bëjnë çkado që të më trembin, por unë nuk do të heqë dorë, përderisa gjuetarët e Malësisë janë me mua. Tetë vjet në çdo mënyrë mundohen të më ndalin, prandaj sonte të gjithë gjuetarët e Malësisë do të jenë pranë ndërtesës së Komunës urbane në Tuz”, tha Ferluçkiq.