Kumtesë për opinion e Listës së Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve
Lajmërojmë opinionin se sot, në orët e para të mëngjesit, në Tuz, Mal të Zi, para hotelit “Iliria” aktivisti i PDS, i cili u vetëidentifikua me emrin Abedin Pepiq, kërcënoi me vdekje aktivistat e Listës #guxim, me fjalët “do t’ja u pres kokat”, e për çka të njëjtit rastin e denoncuen në polici.
Paramendoni në çka është i gatshëm ky pushtet, kur një qytetarë i Tuzit kërcënon bashkëvendasit me vdekje, vetëm për të grabitur një votë më shumë, në favor të politikës së Millo Gjukanoviqit dhe interesit të vet personal,
të cilin duhet ta dëshmojë me servilizëm.
Ne në këtë përgjigjemi, se jemi edhe më të vendosur në qellimet tona për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe të drejtën në zgjedhje të lire. Kërcënimet e tilla dhe dhunuesit edhe në të ardhmen do ti konsiderojmë si të pahijshme, të papjekura dhe tentime qyqare që verbërisht ti sherbejnë liderit të tyre, kurse për secilin atak të ardhshem ndaj anëtarëve dhe aktivistave tonë, ne do të mbajmë përgjegjës vetëm dhe vetëm kryeministrin, z. Millo Gjukanoviq. Prandaj, i bëjmë thirrje Millo Gjukanoviqit që të ndalojë kerberët e vetë në Malësi.
Vlen të veçojmë se njëri nga “viktimat” e kërcenimeve, është këshillëtari në Kuvendin e KU të Tuzit, Prëla Ujkaj, kurse i dyti është i biri i bartësit të Listës #guxim, Klement Camaj.
Me respekt,
Nikollë Camaj