Festa e përkrahësve të DPS-së në një restorant në Katërkollë, me rastin e pritjes së shefit të partisë Milo Djukanovic në ditën kur kjo parti kishte promovimin parazgjedhor në Ulqin, kushtoi 2.290 euro, ndërsa fatura është paguar ose do të paguhet nga arka e Komunës së Ulqinit.
Gazeta Vijesti sqaron se Ligji nuk e lejon që faturat e partive politike të paguhen nga buxheti i shtetit.
Në faturë, në rubrikën “lloji i prodhimit dhe shërbimit”(vrsta proizvoda i usluga) shkruan “koktej me rastin e vizitës së M.Djukanovic”(Koktej povodom posjete M.Djukanovica). Me këtë komuna ka pranuar detyrimin e vet që të paguajë faturën.
Në faturë shihet edhe vula e Komunës së Ulqinit.
Përveç nënshkrimit të pronarit në faturë është edhe nënshkrimi i sekretarit për buxhet dhe financa Sead Osmanoviq, i cili është funksionar i lartë komunal i DPS-së. Për “Vijesti” këtë gjë e pohoi edhe pronari i restorantit.
Se a e ka paguar Komuna faturën e PDS-së në Katërkollë asgjë nuk dinë as kryetari Nazif Cungu, Forca e të cilit është partner i koalicionit me Gjukanoviqin në nivel shtetëror dhe lokal. /MALESIA.ORG/