Forca, Partia boshnjake dhe Iniciativa Kroate, të hënën do të fillojnë konsultimet zyrtare mbi platformën e përbashkët biseduese me të cilën të tri partitë do të paraqiten në bisedimet e ardhshme me përfaqësuesit e subjekteve tjera politike, deklaroi lideri i Partisë Boshnjake Rafet Husovic.
Ai përkujtoi se lidhja politike e këtyre tri pakicave është themeluar në vitin 2012.
“Ka funksionuar mirë në parlament dhe në institucionet tjera përmes harmonizimit të qëndrimeve dhe vendimeve të përbashkëta rreth çështjeve me rëndësi, çka paraqet baza të mira për vazhdimin e këtij bashkëpunimi edhe në periudhën e ardhshme”, deklaroi Husovic për agjencinë MINA.
Ai tha se platforma e tyre e ardhshme bashkëbiseduese do të ketë qëllime më të rëndësishme programore dhe projektet të cilat këto parti u kanë ofruar qytetarëve dhe të gjithë votuesve në fushatën parazgjedhore.
Këto tri parti me platformë të përbashkët ishin bërë pjesë e shumicës parlamentare me DPS-në edhe në vitin 2012.
Nga DPS-ja e Djukanovic-it kanë paralajmëruar se do të nisin bisedimet me partnerët aktual të koalicionit për formimin e shpejtë që Qeverisë. /MALESIA.ORG/